SafeJournalists: Dy burra kërcënuan me vdekje gazetarët në Kroaci

    0
    118

    Të pakënaqur me shkrimet e Slobodna Dalmacija dhe portalit Zadarski.hr, dy burra të moshës së mesme hynë në mjediset e medies dhe kërcënuan se do t’i vrisnin gazetarët.

    Më 1 dhjetor, rreth orës 12:00, dy burra të moshës së mesme me maska ​​kirurgjikale të vendosura në fytyrat e tyre, hynë në ambientet e zyrës së korrespondentit Zadarski.hr dhe Slobodna Dalmacija në Zarë dhe kërcënuan gazetarët me vdekje. Burrat ishin të pakënaqur me lajmin rreth një dasme e cila u zhvillua të shtunën e kaluar në Slivnica Gornja, në kundërshtim me masat e vazhdueshme që po ndërmerren ndaj COVID 19, e që ndalojnë organizimin e ceremonive të dasmave. Me t’u publikuar ky lajm, burrat shkuan në redaksinë e Slobodna Dalmacija. Njëri i quajti gazetarët “shkaba” dhe kërcënoi të vriste dhe therte si kotele të gjithë ata që do të vazhdonin të shkruanin për atë dasmë. Pasi kërcënuan gazetarët e Slobodna Dalmacija dhe Zadarski.hr, burrat u larguan nga redaksia, duke thënë se do të ktheheshin pasi të vizitonin redaksinë e listës Zadarski. Kërcënimet u raportuan menjëherë në Policinë e Zarës, e cila veproi menjëherë dhe arrestoi një 50-vjeçar. Kundër tij u ngrit kallëzim penal.

    Ivica Nevescanin, shefi i zyrës korrespondente të Slobodna Dalmacija në Zarw dhe redaktor ekzekutiv i portalit Zadarski.hr, i tha SafeJournalists se një ditë pas incidentit të parë, një burrë tjetër erdhi në redaksi dhe e kërkoi atë. Nevescanin i cili ishte bashkautor i tekstit, raportoi këtë rast edhe në polici.

    “Ajo që po ndodh është duke kapërcyer të gjithë kufijtë. Sulme të tilla i parandalojnë kolegët të bëjnë punën e tyre. Unë shpresoj se ne do të vazhdojmë të punojmë si më parë dhe të mos hezitojmë të shkruajmë për tema që të tjerët nuk duan të përmenden në publik – tha Nevescanin, i cili mirëpriti reagimin e shpejtë të Policisë së Zarës dhe shtoi se kjo duhet të adresohet nga organet politike dhe ekzekutive të shtetit, të cilat duhet të paralajmërojnë për raste të tilla dhe t’i dënojnë ato.

    Anëtari i Rrjetit të SafeJournalists, Asociacioni i Gazetarëve Kroat (CJA), mirëpriti reagimin e shpejtë të Policisë së Zarws, por theksoi se sulmet ndaj gazetarëve në Kroaci nuk kanë rënë. “Për vite me radhë CJA ka paralajmëruar se është krijuar një atmosferë armiqësore në shoqëri ndaj gazetarëve dhe ne me të drejtë jemi të shqetësuar për sigurinë e kolegëve tanë” – tha Hrvoje Zovko, presidenti i CJA, i cili shtoi se ai pret reagimin e autoriteteve ndaj këtij sulmi.

    Rrjeti i SafeJournalists që përfaqëson më shumë se 8 mijë e 200 profesionistë të medieve në Ballkanin Perëndimor, bashkohet me anëtarin e tij CJA në dënimin e kërcënimeve me vdekje ndaj gazetarëve të portalit Slobodna Dalmacija dhe Zadarski.hr. Megjithëse Policia e Zarës reagoi menjëherë, ne jemi të shqetësuar për mungesën e përsëritur të dënimit të sulmeve ndaj gazetarëve nga autoritetet më të larta në Kroaci. Me anë të kësaj ne u bëjmë thirrje autoriteteve kroate të marrin seriozisht kërcënime ndaj gazetarëve dhe u bëjmë me dije se nëse nuk sanksionohen në mënyrë adekuate, ato ka të ngjarë të çojnë në sulme fizike.

    Rrjeti SafeJournalists do t’i informojë të gjithë akterët përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me këtë rast.

    Secili sulm në drejtim të gazetarëve është sulm në interesin publik, demokraci dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.

    Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 05.12.2020

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

    Asociacioni i Gazetarëve të BH

    Asociacioni i Gazetarëve Kroat

    Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

    Sindikata e Medieve të Malit të Zi