SafeJournalists: E papranueshme dhuna ndaj gazetarëve në Serbi

    0
    48

    Redaktori i portalit KRIK njëherësh gazetari hulumtues, Stevan Dojcinoviq, ka marrë kërcënime me vdekje në Tik-Tok dhe gazetari i agjencisë së lajmeve FoNet, Marko Dragoslaviq është sulmuar fizikisht. Të dyja incidentet kanë ndodhur dje në Serbi.

    Pas paraqitjes në një podcast në portalin Nova.rs, redaktori i KRIK-ut, Stevan Dojcinoviq, mori një kërcënim me vdekje. Ai foli për rrugën e jetës së kriminelëve në Serbi dhe tha se çmimet e vrasjeve me pagesë në Serbi kanë rënë në mënyrë drastike. Nën një videoklip nga episodi i podcast-it në TikTok, u postua publikisht komenti “jep ato të lira që të mund të të vrasim”. Për këtë rast është raportuar në Prokurorinë Speciale për Luftën kundër Krimit të Teknologjisë së Lartë.

    Incidenti i dytë ka ndodhur mbrëmë pas tubimit publik “Studentët për Kosovën”, kur është sulmuar reporteri i agjencisë së lajmeve FoNet, Marko Dragoslaviq. Një i panjohur i është afruar Markos nga mbrapa, i ka tërhequr kapuçin mbi kokë dhe e ka goditur dy herë me grusht në fytyrë dhe më pas është larguar me vrap. Ai është ekzaminuar në Qendrën Emergjente të Serbisë, ku është diagnostikuar me mavijosje në faqe dhe është referuar në CT.

    Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (IJAS), Zeljko Bodrozic, thekson me keqardhje se sulmet e reja ndaj gazetarëve nuk janë të papritura, duke pasur parasysh mjedisin e mbushur me urrejtje dhe konflikte, të cilat kryesisht iniciohen dhe inkurajohen nga politikanët. “Detyrim i shoqatave tona është të mbrojmë anëtarët dhe të gjithë kolegët nga presioni, kërcënimet dhe sulmet. Dhe këtë herë ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar Stevanin dhe Markon, por shtrirja jonë është e kufizuar sepse mungon gatishmëria e plotë e organeve shtetërore për të mbrojtur gazetarët dhe po ashtu edhe gatishmëria e zyrtarëve shtetërorë dhe shumë politikanëve të opozitës për të ndaluar thirrjet e pamatura dhe shënjestrimin e tyre. mediat dhe gazetarët. Deklaratat dhe mesazhet e njerëzve të fuqishëm dhe me ndikim shkaktojnë agresion dhe urrejtje te shumë qytetarë, të cilët më pas sulmojnë verbalisht ose fizikisht objektivat e përcaktuara”, përfundon Bodroziq.

    Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, thekson klimën jashtëzakonisht të rëndë e të bërit gazetari për gazetarët në Serbi. Përveç këtyre dy rasteve, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme ndaj autorëve të podcast-it “Mirë e keqja e keqe” Marko Vidojkovic dhe Nenad Kulacin, Vidojkovic duhej të largohej nga Serbia në një vend të sigurt. Rrjeti u bën thirrje institucioneve kompetente që sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve t’i marrin seriozisht dhe urgjentisht t’i gjejnë autorët e këtyre akteve dhe t’i ndëshkojnë në mënyrë adekuate.

    Rrjeti SafeJournalists do të informojë të gjitha palët relevante kombëtare dhe ndërkombëtare për këto raste.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

    Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 8.03.2023

     

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

    Shoqata e Gazetarëve të BH

    Shoqata e Gazetarëve Kroatë

    Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë

    Sindikata e Mediave të Malit të Zi