SafeJournalists: Gazetarët dhe mediet në Serbi pranë një presioni të paparë

    0
    132

    Formë e re presioni në gazetarët, mediet dhe Organizatat e Shoqërisë Civile, në Serbi. Disa nga gazetarët, mediet dhe OshC më të njohura të Serbisë janë duke u investiguar me urdhër të Administratës për Parandalimin e Shpëlarjes së Parave.

    Institucioni i lartpërmendur, që në Serbi është i barabartë me Njësinë për Inteligjencë Financiare ka krijuar një listë të medieve, gazetarëve dhe OshC-ve, të cilën me datë 13 korrik 2020 ua ka dërguar të gjitha Bankave Komerciale në Serbi, për të marrë informata dhe pasur qasje në dokumentet që kanë të bëjnë me valutën Serbe, dinarin, si dhe të gjitha llogaritë dhe transaksionet e të listuarve. Informacionet mbi këtë janë publikuar të hënën në mbrëmje në mediet Serbe dhe kjo listë përbëhet nga 20 individë, 37 medie dhe OshC. Në listë janë prezent gjashtë gazetarë dhe 10 organizata të gazetarëve, puna e së cilave bazohet në mbrojtjen e interesave publike në informim publik dhe një nga to është edhe partneri i jonë Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (AGPS).

    Autoritetet Serbe me këtë listim publik të shoqatave civile dhe individëve po dëmtojnë edhe parimin e presupozimit të pafajësisë, që është e drejtë njerëzore e garantuar me Konventën Evropiane për të Drejta të Njeriut, meqenëse mediet pro-qeveritare janë duke i etiketuar ata si kriminel në diskursin publik.

    -Ne e interpretojmë këtë lëvizje të autoriteteve shtetërore si presion serioz në lirinë e shprehjes dhe si tentim për diskreditimin e gazetarëve profesionist dhe organizatave të gazetarëve, medieve dhe OshC-ve të tjera, u shpreh Zeljko Bodzoric, kryetar i AGPS-së. Më tutje ai shton se – Ne nuk kemi asgjë kundër kontrolleve, puna jonë është e ekspozuar ndaj auditorëve të ndryshëm, si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm, por po kërkojmë nga institucionet kompetente të na informojnë se mbi çfarë baze të gjithë të listuarit janë të dyshuar, gjegjësisht mbi çfarë baze janë ngritur këta indikatorë dhe rreziqe, ashtu që të iniciohen procedurat e kontrollit nga Administrata për Parandalim të Shpëlarjes së Parave. Ua rikujtojmë se ky është një institucion i cili merret me investigime që kanë të bëjnë me parandalimin e parave dhe financimeve terroriste.

    Rrjeti i SafeJournalists, i cili përfaqëson mëse 8.200 profesionistë medial në Ballkanin Perëndimor, mbështetë anëtarin e vetë AGPS-në dhe kujton se një gjest i këtillë është rikujtim i lëvizjeve të ngjashme nga udhëheqës të shteteve me regjim autoritar që përdorë mekanizmat qeveritarë për t’u përballur me personat të cilët kanë mendim ndryshe. Për këtë arsye, besojmë së është e domosdoshme për autoritetet të shpjegojnë sa më parë se si kanë ardhur deri tek kjo listë e personave dhe organizatave, si dhe çfarë ka bërë që këta të jenë në një listë të këtillë.

    Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 31.07.2020 

    Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës 

    Sindikata e Mediave e Malit të Zi 

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë 

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës 

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë 

    Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë