SafeJournalists: Gazetarët si mbrojtës të të drejtave të njeriut vazhdojnë të jenë të kërcënuar

    0
    85
    photo: canva

    Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pothuajse çdo ditë jemi dëshmitarë të kërcënimeve të të drejtave të gazetarëve dhe punës së tyre. Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, 10 Dhjetor, platforma SafeJournalists thekson se Indeksi i Sigurisë së Gazetarëve të tij regjistron ngecie ose rënie në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020.

    image.png

    image-1.png

    image-2.png

    Gazetarët janë ata që mbrojnë të drejtat e njeriut, por kush i mbron të drejtat e tyre? Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pothuajse çdo ditë jemi dëshmitarë të kërcënimeve ndaj të drejtave të gazetarëve dhe punës së tyre. SafeJournalists, platformë rajonale për mbrojtjen e lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve, është një rrjet i asociacioneve të gazetarëve dhe sindikatave të medias nga vendet e Ballkanit Perëndimor që përpiqet të përmirësojë pozicionin e gazetarëve në rajon. Një aspekt i këtyre përpjekjeve dëshmohet me Indeksin vjetor të Sigurisë së Gazetarëve, ndryshimet që bëhen në mjediset sociale dhe politike, e që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në sigurinë e gazetarëve dhe profesionistëve të medias.

    Në përgjithësi, indeksi për vitin 2021 shënon ngecie ose rënie krahasuar me atë të vitit 2020. Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia kanë shënuar rënie të treguesve të matur, ndërsa Kroacia dhe Maqedonia e Veriut kanë shënuar një rritje të lehtë. Mjedisi i përgjithshëm ligjor dhe organizativ në të cilin punojnë gazetarët vazhdon të përfaqësojë një problem madhor, të vështirë për t’u zgjidhur dhe përmirësuar, dhe për rrjedhojë nuk lejon ndonjë përparim të madh. Ka boshllëqe serioze në kuptimin e krimeve kryesore. Trendi i përgjithshëm i mekanizmave alternativë që lidhin prokurorinë, policinë dhe gazetarët në grupe dhe komisione, përpiqet të kapërcejë barrierat në zbatimin e rregulloreve dhe mangësitë serioze në praktikë. Zyrtarët ende rrallë i dënojnë sulmet, dhe shumë shpesh ata janë vetë fajtorët ose ata që krijojnë një mjedis, në të cilin gazetarët shënohen shumë lehtë në shënjestër të këtyre sulmeve. Kërcënimet dhe frikësimet verbale dhe online janë bërë të zakonshme, dhe numri i tyre dita ditës po rritet. Numri më i vogël i sulmeve fizike dhe rënia e përgjithshme e numrit të rasteve ndaj gazetarëve është shenjë e mirë; megjithatë, serioziteti i kërcënimeve dhe fakti që procedurat gjyqësore dhe dënimet e vendosura ende nuk kanë një efekt parandalues, janë shqetësim shtesë. Gazetarët si mbrojtës të të drejtave të njeriut vazhdojnë të jenë të ekspozuar ndaj sulmeve nga zyrtarë, si dhe nga grupe ekstreme dhe individë.

    Indeksi i Sigurisë së Gazetarëve të Ballkanit Perëndimor është një mekanizëm që mat dhe monitoron ndryshimet në mjediset sociale dhe politike që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në sigurinë e gazetarëve dhe profesionistëve të medias gjatë kryerjes së punës së tyre. Indeksi mbështetet shumë në Udhëzuesin për zbatimin e Rekomandimit CM/Rec(2016)4 për mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurinë e gazetarëve, dhe aktorëve të tjerë të medias të Këshillit të Evropës. Indeksi matet me tregues dhe nën-tregues të veçantë, të cilët vlerësohen nga 1 në 7, sipas shënuesve objektivë dhe bazohen në gjetjet dhe provat e analizuara objektivisht të hulumtimit. Indeksi përbëhet nga 4 njësi të veçanta që pasqyrojnë tablonë e përgjithshme të sigurisë së gazetarëve.

    Mjedisi ligjor dhe organizativ mat ekzistencën dhe zbatimin e garancive ligjore lidhur me sigurinë e gazetarëve, parandalimi evidenton ekzistencën dhe zbatimin e një sërë masash parandaluese që ndikojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve, ndërsa pjesa procedurale monitoron veprimet e shtetit, institucionet dhe zyrtarët, sjelljën e tyre ndaj gazetarëve, dhe efektivitetin e sistemit të drejtësisë penale dhe civile në hetimet e kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe sulmeve ndaj tyre. Incidente aktuale të masave të sigurisë dhe raste të formave të ndryshme të kërcënimit dhe dhunës ndaj gazetarëve dhe mediave.