SafeJournalists: Gazetari i RTRS-së sulmohet verbalisht nga politikani serb, Shesheli

    0
    209

    Rrjeti SafeJournalists dënon ashpër sulmin e politikanit serb, Vojsllav Sheshel në drejtim të gazetarit të Radio Televizionit të Republikës Serbe, Natasha Milijanoviq-Zubac.

    Shesheli, i dënuari për krime lufte dhe udhëheqës i Partisë Radikale Serve, të shtunën e kaluar m1 30.01.2021, ka sulmuar verbalisht gazetaren e RTRS-së, në “Happy TV” në programin e mëngjesit, duke e quajtur atë me emra fyes, gjithashtu duke pretenduar se po zbulon të fshehta nga e shkuara e saj.

    “Si gazetare, kam trajtuar shumë tema të “ndjeshme” për politikë, korrupsion e krim për vite me radhë, por kurrë nuk jam përballur me sulm kaq brutal dhe monstruoz si tani. Kësaj radhe isha cak dhe nëse institucionet nuk ndërmarrin diçka për këtë rast, pyetja ime është ‘kush është në radhë’”, tha Natasha Miljanoviq – Zubac për Rrjetin SafeJournalists.

    “Më duhet gjithashtu të potencoj se sa e dëshpëruar jam se si prezantuesi dhe strukturat e televizionit HAPPY lejuan Sheshelin të ofendojë në atë mënyrë, pa ndërmarrë asnjë hap apo tentuar që t’a ndalojnë. E tërë kjo ka ndikuar në shëndetin time, si dhe të atij të familjarëve të mijë, dhe padyshim se do t’i padis edhe Sheshelin edhe HAPPY TV, si dhe të gjitha mediet që kanë publikuar pretendimet e tij mbi jetën time” ka shtuar ajo.

    Në anën tjetër, Borka Rudiq, sekretare e përgjithshme e Asociacionit të Gazetarëve të Bosnës e Hercegovinës tha se “Ky është shembulli më brutal i pohimeve misgjoniste nga politikanët, të cilët në vazhdimësi merren me privatësinë e gazetareve (gra) për t’i sulmuar ato”.

    “Institucionet duhet t’i japin fund shkeljes së të drejtave të grave, me ç’rast në veçanti i bëjmë thirrje Autoritetit Regullativ të Medieve Elektronike (REM) dhe Këshillit të Medieve të Shkruara të Serbisë që të ndërmarrë masa sipas ligjit për diskriminimin në baza gjinore, shkelje të privatësisë dhe dhunën verbale në drejtim të gazetares së RTRS-së” u shpreh Borka.

    Beogradi – Podgorica – Prishtina – Sarajeva – Shkupi – Zagrebi, 02.02.2021

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

    Asociacioni i Gazetarëve të BH

    Asociacioni i Gazetarëve Kroat

    Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

    Sindikata e Medieve të Malit të Zi