SafeJournalists: Gazetari serb rrihet në ditën e zgjedhjeve

    0
    138

    Gazetari Sasa Mikic u rrah pasi u largua nga vendvotimi lokal për të cilin dëshironte të raportonte në Kikinda të Serbisë. Ai u sulmua nga tre burra të panjohur, të cilët e goditën në të gjithë trupin e tij, kryesisht në fytyrë, duke e lënë me prerje, mavijosje dhe hematoma.

    Më 21 qershor rreth orës 16:00, Mikiç shkoi në vendvotimin lokal me qëllim që të raportonte për procesin e votimit në Kikinda. Ai u paraqit dhe tregoi kartelën identifikuese të gazetarit duke kërkuar një deklaratë nga presidenti i këtij vendvotimit. Pas dy telefonatave që i zhvilloi presidenti i vendvotimit, u bë e qartë se nuk do t’i jepte asnjë deklaratë. Teksa Mikiç po largohej nga vendvotimi, ai u sulmua nga tre burra.

    “Dy burra më kapën dhe i treti më goditi direkt në fytyrë. U mbulova me gjak”, citohet të ketë thënë Mikiç, duke shtuar se dikush e kishte telefonuar policinë, e cila erdhi në vendngjarje dhe mori deklaratën e tij.

    Mikiç u thirr në stacionin policor për t’i identifikuar tre burrat. “Nuk i njoh këta njerëz. Asgjë si kjo nuk më ka ndodhur kurrë. Unë kam qenë një gazetar për një kohë të gjatë dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Unë isha në detyrë, po raportoja nga proceso zgjedhor, kisha letërnjoftim dhe të gjitha lejet”.

    Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë (APGS), që është anëtar i rrjetit SafeJournalists, ka dënuar sulmin dhe ka theksuar se në ditën e zgjedhjeve në Serbi, pati presione të ndryshme dhe kërcënime ndaj gazetarëve.

    “Sulmi ndaj Mikiqit në ditën e zgjedhjeve është pika kulminante e muajve të frikësimit, kërcënimeve dhe presioneve, me të cilat janë përballur gazetarët serbë gjatë pandemisë së Covid-19 dhe fushatës parazgjedhore”, citohet të ketë thënë Zeljko Bodrozic, president i APGS-së, i cili ka shtuar se të dhënat e shoqatës tregojnë se është rritur për 80% numri i sulmeve dhe presioneve ndaj gazetarëve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Përkeqësimi i tillë drastik i lirisë së mediave dhe niveleve të sigurisë së gazetarëve, veçanërisht në periudhën zgjedhore, tregon se përkushtimi i Serbisë ndaj vlerave të demokracisë është vetëm deklarativ. Kjo do të mbetet kështu derisa të hetohen të gjitha rastet e sulmeve ndaj gazetarëve dhe autorët të sanksionohen në mënyrë të duhur.

    Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8 mijë e 200 profesionistë të mediave në Ballkanin Perëndimor, e dënon ashpër sulmin fizik ndaj Sasa Mikic dhe i bashkohet APGS-së në kërkesën drejtuar autoriteteve serbe që të veprojnë me shpejtësi, t’i sjellin autorët në gjyq dhe t’i sanksionojnë. Rrjeti SafeJournalists u bën thirrje autoriteteve serbe, posaçërisht Prorkurorisë Publike, që të veprojnë kundër shkeljeve të të drejtave dhe sigurisë së gazetarëve dhe të sigurojnë një mjedis të sigurt për punën e tyre.

    SafeJournalists do të informojmë aktorët përkatës kombëtarë dhe ndërkombëtarë për këto raste.

    Secili sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

    Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 24.06.2020

    Asociacioni i Gazetarëve  Bosnjës dhe Hercegovinës 

    Sindikata e Mediave e Malit  Zi 

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë 

    Asociacioni i Gazetarëve  Kosovës 

    Asociacioni i Gazetarëve  Maqedonisë 

    Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve   Serbisë