SafeJournalists: Gazetarja Melita Vrsaljko u sulmua fizikisht në shtëpinë e saj në Kroaci

    0
    31
    photo: canva

    Melita Vrsaljko, gazetare nga Faktograf, është sulmuar fizikisht dje në shtëpinë e saj në Nadin afër Zarës.

    Sipas deklaratës së Melita Vrsaljko të postuar në profilin e saj në Facebook, ngjarja e parë ka ndodhur kur ajo dhe një kameraman, po kalonin pranë tokës private ku kishin filluar të grumbulloheshin plehrat. Për të parandaluar xhirimet e mundshme, pronari i tokës iu afrua papritur gazetares dhe kameramanit, i kërcënoi me dhunë dhe dëmtim të pajisjeve të tyre, si dhe sulmoi fizikisht gazetaren. Vrsaljko u detyrua të mbrohej duke e goditur. Ngjarja u raportua në polici, por Vrsaljko përfundoi me një aktakuzë dhe një masë ndalimi për të qëndruar të paktën 50 metra larg sulmuesit.

    Ngjarja e dytë ndodhi dje kur vajza e sulmuesit hyri dhunshëm në shtëpinë e Vrsaljkos. Ajo sulmoi fizikisht Vrsaljkon, i rrëmbeu celularin, ia tërhoqi flokët dhe e kërcënoi se do të fshinte regjistrimet e babait të saj dhe do ta detyronte Vrsaljkon të kërkonte falje. Në vetëmbrojtje, Vrsaljko u detyrua ta kafshonte sulmuesen për t’u çliruar nga ajo, dhe për ta thirrur policinë. Sipas informacioneve të CJA-së, policia ka ndaluar sulmuesen e gazetares Vrsaljko.

    “Sulmi ndaj koleges sonë Melita Vrsaljko është praktikisht një tentativë vrasjeje e koleges dhe CJA është e tronditur nga ajo që i ndodhi koleges sonë. Ne kërkojmë dënimin e këtij sulmi nga zyrtarët më të lartë të Republikës së Kroacisë. Ajo që ndodhi është e papranueshme dhe tregon edhe një herë realitetin e përditshëm për gazetarët ku kolegët tanë janë objektiva të shpeshta të sulmeve,” tha Hrvoje Zovko, Kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Kroatë.

    Rrjeti SafeJournalists thekson se sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias janë të papranueshme dhe paraqesin një sulm serioz ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së publikut për informacion. Gazetarët duhet të kenë të drejtën të kryejnë detyrat e tyre, të sigurt, pa frikë nga dhuna dhe frikësimi. U bëjmë thirrje institucioneve përkatëse, përfshirë policinë dhe prokurorinë e shtetit, të kryejnë një hetim të plotë të këtyre incidenteve dhe të sigurojnë që përgjegjësit të sillen para drejtësisë. Gjithashtu i bëjmë thirrje publikut dhe aktorëve politikë që të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj gazetarëve dhe të qëndrojnë në mbrojtje të lirisë së medias.

    Rrjeti SafeJournalists do të informojë aktorët përkatës kombëtarë dhe ndërkombëtarë për këtë rast.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

    Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 17.07.2024

    Association of Journalists of Kosovo

    Association of Journalists of Macedonia

    BH Journalists Association

    Croatian Journalists’ Association

    Independent Journalists Association of Serbia

    Trade Union of Media of Montenegro