SafeJournalists: Gazetarja serbe, Bojana Pavloviq pengohet në prani të policisë

    0
    130

    Bojana Pavloviq, gazetare në portalin investigativ KRIK, është ndaluar nga policia pasi i kishte bërë fotografi Danilo Vuçiq, djalit të presidentit të Serbisë, Aleksandër VuciqDanilo Vuçiq ishte në shoqërinë e një burri që dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale. Pasi që telefoni i saj i ishte marrë nga një person i panjohur dhe ishte rrethuar nga persona që e frikësuan, policia u largua nga vendi i ngjarjes  duke e lënë atë të pambrojtur. 

    Më 10 qershor, Pavloviq i bëri disa foto të Danilo Vuçiqit, i cili ishte ulur në një kafene me Aleksander Vidojeviq, i cili aktualisht është në një proces gjyqësor për demolimin e një klubi të natës. Siç ka raportuar KRIK, Vidojeviq identifikohet si anëtar i grupit kriminal “Kavaci”. Përderisa gazetarja Pavloviq ishte duke u larguar, tre burra e ndaluan duke i thënë se ishin policë. Ajo ua tregoi kartelën identifikuese se është gazetare, duke shpjeguar se është në orar të punës, por që iu tha të priste ekipin e policisë pasi që kishte gjasa të dërgohej për intervistim. Burrat i kërkuan t’i fshinte fotografitë, gjë që e bëri, pasi që veçse i kishte dërguar fotografitë te KRIK. Dy burra iu afruan më shumë, ku njëri prej tyre me forcë ia mori telefonin nga dora. Policia që ishte në vendin e ngjarjes nuk reagoi. Pavloviq ka thënë se për një moment ishte e rrethuar nga pesë burra, të cilëve u kërkoi të largoheshin pasi që ndjehej e rrezikuar dhe e pasigurt. Vidojeviq, nën shoqërinë e një personi tjetër iu afrua grupit dhe policia u largua, duke e lënë kështu gazetaren Pavloviq të vetme me katër burra. Vidojeviq, i tha njërit nga burrave t’ia kthente gazetares telefonin, gjë që ai e bëri dhe ata u larguan. 

    Në një prononcim, Pavloviq ka thënë se shpreson që policia do të reagojë ndaj këtij incidenti, duke shtuar se “Ajo së çfarë dua ta di është pse u braktisa aty, e rrethuar nga burra që unë kam shkruar për dy vjet, e detyruar ta mbrojë vetën?”. 

    Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë (APGS), që është anëtare e rrjetit SafeJournalists, ka kërkuar që autoritetet e vendit urgjentisht t’i identifikojnë personat që e ndaluan Pavloviqin dhe ata që ia morën telefonin. 

    – Ky nuk është rasti i parë që gazetarët e KRIK-ut përballen me frikësim. Ne insistojmë që të identifikohen të gjithë personat e përfshirë në këtë incident. Nëse burrat e përmendur ishin policë, pse nuk reaguan kur telefoni iu mor me dhunë dhe më e rëndësishmja, pse u larguan kur një person me dosje të shumta kriminale  iu afrua  Pavloviqit? – ka thënë drejtori i APGS-së, Zeljko Bodroziq, duke ka shtuar se është dëshpëruese që sulmi ndaj Pavloviqit ka ndodhur në përvjetorin e vrasjes ende të pazgjidhur të Milan Pantiq. Ky dhe incidente të tjera ndaj gazetarëve janë rezultat i mos ndëshkimit të krimeve ndaj tyre. Duke mos u zgjidhur rastet e vjetra të sulmeve ndaj gazetarëve, inkurajohen të ndodhin sulme të reja. 

    Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson mbi 8 mijë e 200 profesionistë të medieve në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet thirrjes së APGS-së, duke kërkuar një hetim të plotë të rastit. Publiku duhet të informohet për të gjeturat dhe hapat e ndërmarra ndaj atyre që e kanë kryer këtë akt. Nëse personat që kanë ndaluar Pavloviqin, ishin policë, atëherë ne kërkojmë një sqarim për sjelljen e tyre. Pavloviq ka thënë se ata kanë dështuar ta ndalojnë forcën e përdorur për t’ia marrë telefonin dhe e kanë lënë të rrethuar me burra që kjo e fundit ka shkruajtur për ta, disa prej të cilëve janë të njohur në polici për sjellje kriminale. 

    Rrjeti SafeJournalists, do t’i  informojë institucionet përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këto raste. 

    Secili sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. 

    Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 11.06.2020 

    Asociacioni i Gazetarëve  Bosnjës dhe Hercegovinës 

    Sindikata e Mediave e Malit  Zi 

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë 

    Asociacioni i Gazetarëve  Kosovës 

    Asociacioni i Gazetarëve  Maqedonisë 

    Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve   Serbisë