SafeJournalists: Gjeni urgjentisht dhe ndjekni penalisht personin përgjegjës për kërcënimet ndaj gazetarëve N1 në Serbi

    0
    79
    photo: canva

    Gazetarët e N1 morën kërcënime me email dje. Një farë Milan M. dërgoi një mesazh në redaksinë e internetit N1 në të cilin ndër të tjera shkruhej se do të vijë dita kur ata (gazetarët) do të kenë kokë gjakosur, së bashku me një sërë sharjesh, përfshirë ato që ata janë nazistët dhe urryes te serbëve.

    Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë ka raportuar për këtë rast tek institucionet kompetente në Serbi.

    Drejtori i programit të N1 të Serbisë, Igor Boziq, thotë se ky është vetëm një nga një sërë kërcënimesh që marrin gazetarët e kësaj media dhe se deri më tani asnjë rast nuk ka marrë epilog. “Kërcënimet janë pak a shumë të njëjta. Fakti është se vështirë se kemi parë që të kenë gjetur dikë që na kërcënoi apo që dikush të jetë mbajtur përgjegjës dhe kjo na shqetëson; se në këtë vend mund të kërcënohen përditë gazetarët, se prokuroria nis procedimin, por që në fund nuk mund te zbulojmë se cilët janë personat që dërgojnë kërcënime` tha Bozic.

    Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë paralajmëron për frekuencën e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve të mediave N1 dhe apelon tek institucionet kompetente që të reagojnë urgjentisht dhe të zgjidhin këtë rast si dhe kërcënimet e mëparshme. IJAS paralajmëron se mosreagimi i institucioneve kompetente i nxit ngacmuesit që të frikësojnë, madje edhe të sulmojnë fizikisht gazetarët. Në vitin 2023 në prokurori janë depozituar 6 raste ku janë dëmtuar gazetarë të medias N1, njëra prej të cilave është refuzuar dhe pjesa tjetër është ende në proces.

    Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson profesionistët e mediave në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet anëtarit të tij IJAS dhe u bën thirrje institucioneve kompetente që ta zgjidhin këtë rast sa më shpejt dhe të dërgojnë mesazhin që të mbrojnë gazetarët.

    Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

    Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 13.01.2024

    Shoqata e Gazetarëve të Kosovës

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

    Shoqata e Gazetarëve të BH

    Shoqata e Gazetarëve Kroatë

    Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

    Sindikata e Mediave të Malit të Zi