SafeJournalists: Gratë gazetare në vijën e parë të raportimit – Ekspozitë online

    0
    114

    Platforma rajonale e asociacioneve dhe sindikatave mediale në Ballkanin Perëndimor, Safe Journalists, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka nisur fushatën “Gratë gazetare në vijën e parë të raportimit”, (women.safejournalists.net) me qëllim tërheqjen e vëmendjes për pozitën e grave në gazetari si dhe eksopozimin e tyre ndaj kërcënimeve dhe sulmeve.

    Që nga viti 2016, më shumë se 1 mijë 650 raste të sulmeve dhe kërcënimeve kundër gazetarëve dhe punonjësve medialë janë regjistruar në databazën e platformës SafeJournalists. Vit pas viti, numri i kërcënimeve dhe sulmeve që synim kanë gazetaret dhe punonjëset e tjera në medie është rritur. Andaj, kjo është arsyeja pse rrjeti SafeJournalists vendosi të nisë një kampanjë online, duke paraqitur histori personale të katërmbëdhjetë grave gazetare nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që përjetuan diskriminim, presion, kërcënime, madje edhe sulme fizike. Përgjatë këtyre rrëfimeve, do të mësohet nga vet gazetaret rreth motivimin e duan.

    Rrjeti SafeJournalists do të mbetet i përkushtuar për të monitoruar, analizuar dhe raportuar për shkeljet e të drejtave të grave gazetare për të mbrojtur sigurinë e tyre.

    Vizitoni ekspozitën “Gratë gazetare në vijën e parë të raportimit”: https://women.safejournalists.net/

    #GratëNëGazetari