SafeJournalists: Institucionet të ndëshkojnë sulmuesen ndaj gazetarit Furkan Saliu në Maqedoninë e Veriut

    0
    77
    photo: canva

    Furkan Saliu, gazetar nga Maqedonia e Veriut, u sulmua fizikisht në qytetin e Kërçovës nga Vesna Jakimovska, agjente ekzekutive.

    Gazetari Furkan Saliu gjatë ditës së djeshme duke marrë deklaratë nga Vesna Jakimovska është sulmuar fizikisht nga Jakimovska dhe ka pësuar lëndim në dorë. Gjithashtu i është dëmtuar mikrofoni. Saliu ka lajmëruar policinë në vendngjarje dhe më pas ka dhënë një deklaratë në stacionin policor. Për këtë ngjarje është njoftuar edhe prokuroria nga Kërçova dhe janë ndërmarrë veprime të menjëhershme për zbardhjen e rastit.

    Policia e ka ndaluar dje Jakimovskën, pasi ajo ka kryer sulmin e dytë fizik, kësaj radhe ndaj një polici në stacionin policor. Në bazë të informacioneve zyrtare të Ministrisë së Brendshme, ajo ka tentuar të shkatërrojë dokumentacionin zyrtar për sulmin ndaj Saliut.

    Dhuna ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias është e papranueshme. Dua të theksoj se sipas ndryshimeve të reja në nenin 144 të Kodit Penal, sulmi ndaj gazetarit/es apo punonjësit/es së medias gjatë kryerjes së detyrave profesionale është vepër penale ku MPB-ja dhe Prokuroria Publike janë të detyruara të reagojnë. Reagimi i menjëhershëm i institucioneve në këtë rast është inkurajues jo vetëm për penalizimin e autorit/es, por edhe për demotivimin e sulmeve të ardhshme ndaj integritetit të gazetarëve”, tha Dragan Sekulovski, drejtor i rrjetit SafeJournalists njëherësh drejtor ekzekutiv në Asociacionin e Gazetarëve të Maqedonisë. (SHGM).

    Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson profesionistët e mediave në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet anëtarit të tij AGM, dhe i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Publike në Maqedoninë e Veriut që të kryejnë një hetim të shpejtë dhe të ndëshkojnë sulmuesen.

    Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

    Pristina – Skopje – Sarajevo – Zagreb – Belgrade – Podgorica, 22.03.2024

    Association of Journalists of Macedonia

    Association of Journalists of Kosovo

    BH Journalists Association

    Croatian Journalists’ Association

    Independent Journalists Association of Serbia

    Trade Union of Media of Montenegro