SafeJournalists: Kërcënime me vdekje dhe ofendime seksiste drejtë gazetares maqedone Milevska

    0
    114

    Tanja Milevska, gazetare dhe korrespodente për MIA, ka pranuar kërcënime me vdekje dhe ofendime seksiste në Twitter dhe në Facebook, shkaku i qëndrimeve të saj publike në rrjete sociale. Rasti është raportuar edhe në polici, por asnjë aktakuzë nuk është ngritur deri më tani. 

    Më 11 korrik, Milevska ka pranuar dhjetra kërcënime, gjuhë të urrejtjes, kërcënime me dhunim e vdekje në rrjete sociale pasi që ajo bëri një ‘tweet’, duke pyetur se nëse Kryeministri Hungarez Viktor Orban dhe Partia Popullore Evropiane (EPP), në Parlamentin Evropian e kanë njohur ndryshimin kushtetues të 2019-ës për emërtimin e shtetit në “Maqedonia e Veriut”. 

    Përcjellur “tweet”-at, ngacmimet edhe figura politike eminente kanë shtuar në këto kërcënime ashtu që të diskreditohen gazetarët në prag të zgjedhjeve parlamentare të cilat u mbajtën më 15 korrik. 

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (AGM), dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet me jetë ndaj Milevskas, duke ia rikujtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë së Shtetit që gjuha e urrejtjes dhe këto kërcënime janë të parapara me Kodin Civil dhe se duhet të veprojnë konform tij. 

    Siguria e gazetarëve dhe liria e shprehjes shkojnë krahë për krahë, bashkë me parimet demokratike të një vendi. Ky diskurs publik me të cilin gazetarët sulmohen më së ashpri, me kërcënime për jetën, është i papranueshëm dhe paimagjinueshëm në një shoqëri demokratike, posaçërisht gjatë fazës parazgjedhore – u shpreh Mladen Chadikovski duke shkruar se AGM-ja do të kërkojë nga institucionet reagim të menjëhershëm dhe vigjilencë në monitorimin e të gjitha sulmeve ndaj gazetarëve. 

    Rrjeti i SafeJournalists, i cili përfaqëson mëse 8 mijë e 200 punonjës medial në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet anëtarit të vetë AGM-së në dënimin e kërcënimeve ndaj Milevskas dhe ua rikujton audiencës se në muajin maj janë shënuar tri raste të kërcënimeve online (Mishko Ivanov Aneta Dodevska and Natasha Stojanovska) dhe se këto raste ende nuk janë zgjidhur. Dhe tani edhe më shqetësues është fakti që këto kërcënime vinë gjatë fushatës parazgjedhore dhe AGM-ja raporton lidhur me parti politike të cilat janë gjenerues të një narrativi të këtillë, i cili bëhet nga militantët e tyre, me profile të rreme në rrjetet sociale. Ftojmë institucionet relevante në Maqedoninë e Veriut të veprojnë dhe garantojnë siguri për gazetarët, posaçërisht pasiqë dihet tashmë se këto kërcënime online çojnë deri tek sulmet fizike. 

    Rrjeti i SafeJournalists do të informojë palët e interesit relevantë në çështje, si kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. 

    Secili sulm mbi gazetarët është sulm në interesat publike, demokraci dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve. 

    Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 16.07.2020 

    Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës 

    Sindikata e Mediave e Malit të Zi 

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë 

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës 

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë 

    Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë