SafeJournalists: Kërcënime ndaj gazetarëve të Qendrës për Gazetari Hulumtuese në Bosnje dhe Hercegovinë

    0
    74
    photo: canva

    Zoran Cegar, kreu i Sektorit të Policisë së Administratës Federale të Policisë (FPA) në Bosnje dhe Hercegovinë, të mërkurën kërcënoi dhe sulmoi gazetarët nga Qendra për Gazetari Hulumtuese (CIN).

    Gjegjësisht, gazetari i CIN-it, pas përfundimit të seancës, ka kërkuar koment nga Zoran Cegar para Gjykatës në Dubrovnik. Cegar ka reaguar ashpër duke kërcënuar: “Mos më lër të të shqyej fytin!” dhe u hodh mbi gazetaren. Shefi i lartpërmendur po gjykohet për veprën penale të mashtrimit. Sipas CIN, ai është në gjyq për akuzën e mashtrimit të Darko Markoviqit, pronarit të “Prozura”, një agjenci jahtesh dhe makinash me qira, për 20 mijë euro.

    Kjo nuk është hera e parë që Cegar kërcënon gazetarët e CIN. Duke punuar në një storje se si ai fitoi prona miliona dollarëshe në Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci, CIN kontaktoi Cegar dhe i kërkoi një intervistë, të cilën ai e refuzoi duke i kërcënuar dhe fyer. Me atë rast, Cegar u tha gazetarëve: “Mos e mendoni të më telefononi më, që të mos vij tek ju”.

    Asociacioni i Gazetarëve të Bosnje e Hercegovinës (BHJA), thotë se janë shumë të shqetësuar për sigurinë e kolegëve të tyre nga CIN, sepse bëhet fjalë për kërcënime të drejtpërdrejta dhe të hapura me dhunë, nga një person që tashmë ka një histori të sjelljes së dhunshme, për të cilën kanë raportuar më herët dhe mediet. “Presim që institucionet kompetente të marrin të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur sigurinë e gazetarëve, si dhe që Cegar të sanksionohet me procedurë urgjente. Sipas informacioneve që morëm nga kolegët tanë nga CIN, Ministria e Punëve të Brendshme të Kantonit të Sarajevës miratoi mbrojtjen e afërt nga policia dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme për gazetarët e tyre, dhe se redaksia është nën vëzhgim patrullues. Kjo flet shumë për seriozitetin e kërcënimeve të përmendura,” tha Maja Radevic, hulumtuese në BHJA.

    Krahas Asociacionit, sot ka reaguar edhe Ministrja e Punëve të Brendshme të Federatës së BH, Aljosa Campara. Aja ka paraqitur kërkesë për suspendimin e Zoran Cegar. Ministria e Punëve Ndërkombëtare e FBH dënoi sjelljen e dhunshme të Cegarit ndaj gazetarëve, duke thënë se “kjo ministri ka nevojë për policë të guximshëm dhe të ndershëm, jo frikacakë që kërcënojnë dhe sulmojnë gratë”. Ministri ftoi Njësinë e Standardeve Profesionale të AFP-së dhe autoritetet kompetente gjyqësore që të hetojnë me prioritet rastin e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve të CIN-it.

    Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8 mijë e 200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet anëtarit të tij BHJA në dënimin e kësaj sjelljeje të shefit të sektorit të policisë ndaj gazetarëve dhe u bën thirrje autoriteteve kompetente që të kryejnë një hetim efektiv dhe të ndëshkojnë në mënyrë adekuate autorin.

    Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët kompetente përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

    Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb – Tiranë, 28.10.2022.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

    Asociacioni i Gazetarëve të BH

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

    Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë

    Sindikata e Mediave të Malit të Zi