SafeJournalists: Kërcënime ndaj moderatorit Ivan Ivanoviç në Serbi

    0
    45

    Moderatori Ivan Ivanoviq ka njoftuar mbrëmë në llogarinë e tij në Twitter se ai dhe familja e tij kanë marrë kërcënime nga Simo Spasic, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Rrëmbyer, Vrarë dhe të Zhdukur nga Kosova.

    Ivanoviç, i cili është autor dhe drejtues i emisionit “Mbrëmje me Ivan Ivanoviqin” në TV Nova S, ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një screenshot të një mesazhi të dërguar nga Simo Spasic. Në mesazhin Spasic kërcënon prezantuesin se do t’i thyejë shtyllën kurrizore, përdor gjuhë vulgare, e akuzon atë, Zoran Kesic dhe Olja Beckovic (gjithashtu prezantues televiziv) për shkatërrimin e jetës së tij dhe kërcënon gjithashtu pjesëtaret femra të familjes së Ivanoviqit.

    Në shkurt të vitit 2023, Simo Spasic u dënua me gjashtë muaj burg për veprën penale të përndjekjes, viktimë e së cilës ishte gazetari Aleksandar Stankov i Juzne Vesti. “Duhet të varesh, më vjen keq që nuk u vra dikush nga familja jote”, shkruhet në një nga kërcënimet më të rënda drejtuar gazetarit, i cilësuar nga prokuroria si vepër penale e përndjekjes.

    Zheljko Bodroziq, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Pavarur të Serbisë, paralajmëron se deklaratat e fundit të zyrtarëve të lartë të qeverisë po krijojnë edhe një herë një mjedis armiqësor për gazetarët dhe qytetarët e tjerë që flasin dhe shkruajnë në mënyrë kritike për politikat e qeverisë. “Sulmet dhe kërcënimet si ato që ka marrë kolegu ynë Ivan Ivanoviq janë plotësisht të pritshme. Ditët e fundit presidenti dhe kryeministri kanë krijuar atmosferë për sulme brutale ndaj gazetarëve profesionistë dhe shoqatave përfaqësuese. Të njëjtën gjë bënin edhe më parë herë pas here, gjë që reflekton tek qytetarët në atë mënyrë që të kuptuarit e individëve, si Simo Spasic, është se ata kanë të drejtë dhe se janë thirrur nga shteti që të merren me të gjithë të shënjestruar nga Vuçiq dhe Ana Brnabic.”, përfundon Bodrozic.

    Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson më shumë se 8 mijë e 200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, dënon ashpër kërcënimet ndaj prezantuesitIvanoviç dhe u bën thirrje institucioneve shtetërore që të ndjekin penalisht dhe ndëshkojnë menjëherë Spasiçin për kërcënimet. Gjithashtu, u bëjmë thirrje autoriteteve që ta dënojnë këtë sjellje ndaj profesionistëve të medias dhe në këtë mënyrë të demonstrojnë se mbrojnë të drejtat e të gjithëve, në vend që të tregojnë mbrojtje selektive – vetëm ndaj atyre që nuk janë kritikë ndaj autoriteteve.

    Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët kompetente përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

    Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb – Tiranë, 10.04.2023

     

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

    Shoqata e Gazetarëve të BH

    Shoqata e Gazetarëve Kroatë

    Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

    Sindikata e Mediave të Malit të Zi