SafeJournalists: Kërcënime të reja në drejtim të gazetares serbe Tatalovic nga TV N1

    0
    163

    Në incidentin e fundit në Serbi, gazetarja Zaklina Tatalovic nga TV N1 u shënjestrua përsëri. Kërcënime direkte dhe indirekte janë dërguar në mesazhet e rrjetit të saj Instagram.

    Më 11 Nëntor, Tatalovic ka pranuar sulme verbale në mesazhet e Instagramit. Në ndërkohë që në një nga mesazhet thuhej se “Do të të rrahim”, të tjerët kanë përmbajtje të ndryshme të kërcënimeve dhe fyerjeve. Tatalovic ka kontaktuar Asociacionin e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (AGPS) i cili do të ngre padi në Prokurorinë Speciale të Krimeve teknologjike, në emrin e saj.

    “Posa e kam hapur “inbox-in” e Instagramit tim i kam parë mesazhet. Njëherë u hutova ngase nuk ishte e qartë fillimisht se për çfarë po bëhej fjalë” – tha Tatalovic për SafeJournalists, duke shpjeguar tutje se e ka bëre foto nga ekrani secilin mesazh dhe menjëherë e ka njoftuar mediumin për të cilin ajo punon si dhe AGPS-në për to.

    Tatalovic ka qenë pre e sulmeve edhe vitin e kaluar shumë shpesh, nëpërmjet rrjeteve sociale, apo edhe tabolidëve të shtypur e elektorike. Vetëm dy ditë para këtij incidenti, AGPS ka lëshuar një komunikatë publike ku ka dënuar sulmet dhe fyerjet seksiste në drejtim të Zaklina Tatalovicit, të bëra në emisionin gjatë prime-time, në një nga televizionet me frekuencë kombëtare. Me ç’rast i ka ftuar autoritetet të ndërmarrin hapa.

    “Bazuar në përvojat tona të mëhershme, nuk është se presim që institucionet të reagojnë ndaj sulmeve verbale dhe fyerjeve në Televizionin Kombëtar. Si rrjedhoje, mungesa e reagimeve inkurajon sulme sikur të koleges Tatalovic të përsëriten apo edhe më keq të eskalojnë në fizikë” tha Zeljko Bodrozic, kryetar i AGPS-së, duke shtuar më tej se AGSP-ja po ngrehë padi për personin e panjohur, i cili e ka kërcënuar Tatalovicin dhe do të insistojë që rasti të zgjidhet dhe të shqiptohet dënimi meritor.

    Rrjeti SafeJournalists i cili përfaqëson mëse 8 mijë e 200 profesionistë medialë të Ballkanit Perëndimor, i bashkohet reagimit të AGPS-së në dënimin e kërcënimeve në drejtim të Zaklina Tatalovicit. Jemi posaçërisht të shqetësuar për faktin se Tatalovic ka qenë shënjestër edhe më herët në medietkombëtare dhe ato online, dhe se nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet kompetente. Rrjeti SafeJournalists fton autoritetet Serbe të veprojnë, hulumtojnë dhe zbulojnë personin i cili e ka kërcënuar Tatalovicin. Presim dënim meritor i cili do të ketë efekt në parandalimin e tyre.

    Rrjeti SafeJournalists do t’i njoftojë të gjithë akterët relevant kombëtarë dhe ndërkombëtarë në lidhur me këtë rast.

    Secili sulm ndaj gazetarëve është sulm për lirinë e shprehjes, demokrainë dhe të gjithë qytetarët.

    Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 13.11.2020

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës 

    Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës 

    Sindikata e Mediave e Malit të Zi 

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë 

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë 

    Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë