SafeJournalists: Kërcënime të tmerrshme ndaj gazetares Jelena Obucina në Serbi

    0
    76
    photo: canva

    Jelena Obucina, gazetare e Nova S TV, u kërcënua sot me mesazhe direkte në rrjetin social Twitter me vendosje në shtyllë dhe djegie, të gjitha të përshkruara në një kontekst mizor seksual. Formulimi rrëqethës përbëhet nga kërcënime të vazhdueshme me vdekje dhe dhunë seksuale të përshkruara me përpikëri. Rasti u raportua në prokurori.

    Këto kërcënime erdhën pasi tabloidi Alo deklaroi (dhe tabloidin Informer e ribotoi) në uebsajtin e tij se gazetarja e kërcënoi Vuçiqin në prezantimin e programit “Dnevnik” më 29 nëntor se ai do të “varrosej”. Ky tabloid me dashje e keqinterpretoi hyrjen e saj në të cilën ajo në zhargon thotë se Vuçiq do të “varroset” nëse nuk “merret i zgjuar” për Kosovën dhe sanksionet kundër Rusisë.

    Zeljko Bodrozic, president i Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (IJAS), tha se edhe këtë herë kërcënimet dhe fyerjet e tmerrshme vijnë pasi zyrtarët shtetërorë dhe propaganduesit e tyre fokusohen te gazetarët e padëshiruar dhe gjejnë atentate dhe komplote në komentet e tyre kritike. “Jelena Obucina tani është e ekspozuar ndaj persekutimit të organizuar të regjimit dhe ne shohim se si këto gënjeshtra transmetohen te qytetarët, të cilët janë të indoktrinuar dhe realisht mendojnë se gazetarja është armike e Serbisë dhe popullit serb, dhe janë në gjendje t’i dërgojnë asaj mesazhe kaq të tmerrshme. IJAS e mbështet kolegen në punën e saj profesionale, e cila është shembullore, dhe në bashkëpunim me shoqatat partnere do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur atë dhe redaksinë e saj”, ka theksuar Bodroziq.

    Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson më shumë se 8 mijë e 200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet anëtarit të tij IJAS dhe dënon kërcënimet ndaj gazetares. Rrjeti SafeJournalists u bën thirrje institucioneve kompetente në Serbi që urgjentisht të marrin të gjitha masat që personat që kanë kërcënuar gazetaren, të ndiqen penalisht dhe të dënohen. Në këtë mënyrë, institucionet duhet të tregojnë vendosmëri për të luftuar kërcënimet e urryera ndaj gazetarëve dhe të dërgojnë një mesazh të qartë se një sjellje e tillë është e papranueshme.

    Rrjeti SafeJournalists do të informojë aktorët kompetente kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

    Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb – Tiranë, 1.12.2022

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

    Asociacioni i Gazetarëve të BH

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

    Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë

    Sindikata e Mediave të Malit të Zi