SafeJournalists: Kryebashkiaku i Sipovos në Bosnje dhe Hercegovinë duhet të mbajë pasoja për kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetarëve të Portalit Capital

    0
    95
    photo: canva

    Rrjeti SafeJournalists dënon me presionin e fortë dhe fyerjet brutale nga Milan Kovac, kryetar i komunës së Sipovës dhe anëtar i shquar i partisë politike Bashkimi i Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), drejtuar Bojana Ninkoviç, gazetare dhe Sinisha Vukeliç, kryeredaktor, të portalit të lajmeve Capital nga Banja Luka në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Kërcënimet dhe ofendimet pasuan pasi gazetarja Bojana Ninkovic i telefonoi kryebashkiakut Milan Kovac për të marrë komentin e tij për një histori investigative mbi biznesin e tij private. Kryebashkiaku Kovac u drejtoi gazetarëve te Capital fjalë fyese, shau nënën e tyre dhe në një mënyrë primitive dhe të papranueshme u përpoq të vinte në dyshim synimin e tyre për të përfshirë deklaratën dhe komentet e tij në historinë e tyre investigative. Mallkimet dhe ofendimet vazhduan gjatë gjithë bisedës, edhe pse gazetari vazhdimisht thoshte se e gjithë biseda po regjistrohej dhe do të publikohej.

    Rrjeti SafeJournalists i cileson veprimet e kryebashkiakut Milan Kovac si një shkelje të papranueshme të lirisë së shprehjes, sigurisë dhe punës dinjitoze të gazetarëve dhe një shfaqje të papërshtatshme të pushtetit politik ndaj punonjësve të medias. Gjithashtu, Rrjeti e njohu këtë rast si një sulm tipik mizogjenik dhe politik ndaj një gazetareje gruaje me elemente të dhunës me bazë gjinore, gjë që kryebashkiaku Kovac e demonstroi më herët në komunikimin e tij me gazetaret femra, siç paralajmëruan kolegët e gazetarëve të BiH.

    Rrjeti SafeJournalist i bashkohet anëtarit të tij BHJA për të mbështetur gazetarët e portalit Capital dhe synimin e tyre për të ngritur padi dhe për të ndërmarrë veprime të tjera ligjore përpara institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe parandalimin e të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore ndaj mediave dhe puneonjesve te saj.

    Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

    Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 05.04.2024

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

    Shoqata e Gazetarëve të BiH

    Shoqata e Gazetarëve Kroatë

    Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë