SafeJournalists: Ne qëndrojmë përkrah kolegëve tanë në Bjellorusi

    0
    105

    Rrjeti SafeJournalists ngre zërin fuqishëm në përkrahje të kolegëve gazetarë në Bjellorusi dhe i bashkohet thirrjes së Federatës Evropiane të Gazetarëve për veprim në drejtim të personave përgjegjës për shtypje ndaj gazetarëve.

    Sipas monitorimeve të Asociacionit të Gazetarëve të Bjellorusisë (AGB), që nga fillimi i vitit janë shënuar 193 raste të shkeljeve të të drejtave të gazetarëve në Bjellorusi ku përfshihet, arrestime, paraburgime, dënime dhe rrahje. Shumica e incidenteve kanë zënë vend në ditën e zgjedhjeve, të dielën e 9 gushtit.

    Të gjitha sulmet në drejtim të kolegëve tanë në Bjellorusi duhet të ndalojnë sa më parë, tha Zeljko Bodrozic, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Pavarur të Serbisë. Duke u adresuar në emër të organizatave të gazetarëve të Ballkanit Perëndimor, Bodzoric u shpreh se “Fatkeqësisht, jemi të njoftuar me klimën e punës së gazetarëve të cilët po sulmohen fizikisht, po iu merren ID-të e punës, po iu shkatërrohen pajisjet e punës, si dhe edhe po qëllohen me plumba gome. Kjo situatë është e papranueshme: Autoritetet e Bjellorusisë duhet të ndalojnë represionin në drejtim të gazetarëve dhe të mos e ndalojnë informimin.”

    Rrjeti SafeJournalists i cili përfaqëson mëse 8200 profesionistë medialë në Ballkanin Perëndimor solidarizohet me gazetarët e Bjellorusisë dhe AGB-në. Jemi posaçërisht të shqetësuar për faktin se kjo situatë po përkeqësohet me shpejtësi. Muaj para zgjedhjeve një numër i madh i gazetarëve janë pënguar nga organet shtetërose, janë arrestuar dhe dënuar. Që nga dita e zgjedhjeve 80 nga kolegët e tanë janë arrestuar, disa janë rrahur brutalisht, shumica e reporterëve ndërkombëtare janë dëbuar dhe internetit pothuajse është ndërprerë. I ftojmë institucionet kompetente ndërkombëtare të ndërmarrin masa dhe të kërkojnë që dhuna ndaj gazetarëve dhe shkelja e të drejtave të njeriut, të ndalojnë së bashku me rrezikimin e tyre dhe kufizimin e lirisë së lëvizjes. Ata duhet të lejohen që t’i informojnë qytetarët e Bjellorusisë për ndodhitë në vendin e tyre.

    Duke iu rikujtuar se secili sulm në drejtim të gazetarëve është sulm në interesin publik, demokraci dhe të drejtat të gjithë qytetarëve.

    Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 17.08.2020

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës

    Sindikata e Mediave e Malit të Zi

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

    Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë