SafeJournalists: Pesë incidente kundër gazetarëve në Serbi

    0
    143

    Përgjatë një periudhe kohore prej një jave, Serbia ka regjistruar pesë incidente ku të përfshirë kanë qenë gjashtë gazetarë, në mesin e këtyre incidenteve kishte edhe sulme fizike, kërcënime me vdekje me armë, kërcënime me vdekje për familjarët, kërcënime me vdekje përmes rrjeteve sociale dhe dëmtim të automjeteve private.

    Më 12 gusht, Salahudin Fetic, drejtor dhe kryeredaktor i Televizionit Sandzak, u sulmua nga një biznesmen vendas Kemal Mehmedovic, përderisa ishte në një restorant. Fjalosja u bë e dhunshme dhe Fetic u godit në faqe. Teksa eskalimi i mundshëm i ngjarjes u parandalua nga njerëzit e pranishëm. Fetic dha një deklaratë në polici.

    Gjashtë ditë më vonë, më 18 gusht, Fetic përderisa ishte duke hyrë në makinë me kolegun e tij, Asmir Bihorc, dy burra iu afruan atyre. Njëri nga burrat e pyeti “çfarë keni shkruar në medie për mua?”. Fetic tha se nuk e njeh atë dhe se ai nuk kishte shkruar kurrë për të. Bihorc doli nga makina duke provuar të qetësonte situatën, por burri e shtyu me trup Bihoricn, duke ia treguar një armë që ishte në çantën e tij dhe e urdhëroi që të hynte në makinë. Gazetarët vepruan ashtu si edhe u instruktuan dhe shkuan drejt në polici për të raportuar rastin. Fetic tha se policia arriti t’i identifikojë të dyshuarit dhe tani është duke mbledhur të dhëna.

    Më 13 gusht rreth orës 14:00, dy burra hynë në shtëpinë e familjes së Jeton Ismailit, redaktorit të “Folonline”, në Tërnoc të Madh. Ismaili nuk ishte i pranishëm, por burrat ngacmuan gruan dhe vajzën e tij, duke i kërcënuar se do t’i vrisnin. Policia u alarmua dhe reagoi shpejt, duke marrë deklarata nga gazetari dhe familja e tij. Ismaili kërkoi mbrojtje policore për shkak të ashpërsisë së kërcënimeve dhe faktit që identiteti i burrave është i njohur dhe ata jetojnë në të njëjtin fshat. Ismail tha se arsyeja e kërcënimeve është artikulli që ai kishte botuar para incidentit. Autoritetet njoftuan se do të ngrihen akuza penale kundër të dyshuarve.

    Më 14 gusht, redaktorit të televizionit N1, Branislav Sovljanski, iu është shpuar pesë herë goma e makinës pranë shtëpisë së tij. Incidenti u raportua në polici.
    Më 16 gusht, pasi u bë i ditur në publik lajmi për sulmin ndaj Sovlajnskit nga Jugosllav Cosic, kryeredaktor i N1, në rrjetin social Twitter, Cosic u kërcënua online. Pasi që kërcënuesi u sfidua nga gazetarja Zaklina Talovic, ai filloi të fyente dhe shante më shumë, kështu duke përfshirë kërcënimin për përdhunim. Këto kërcënime vazhduan edhe pasi Talovic e paralajmëroi atë që ato që ai kishte shkruar përbëjnë një kërcënim dhe që do të informohej policia.

    – Pozicioni i mediave dhe gazetarëve të pavarur në Serbi që nga pandemia dhe protestat në rrugë është duke u përkeqësuar dhe reagimi i autoriteteve nuk është premtues – pothuajse nuk ka përparim kur bëhet fjalë për hetimin dhe sanksionimin e autorëve – tha Zeljko Bodrozic, president i Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë (IJAS). Ai shtoi se një qëndrim i tillë i shtetit u dërgon një mesazh drithërues gazetarëve që punojnë për interesin publik – Duke mos vepruar shteti po ushqen pandëshkueshmërinë për sulme ndaj gazetarëve. Në një vend me një pandëshkim të tillë, gazetarëve iu mohohet e drejta e tyre themelore për të qenë të sigurt dhe për të punuar pa frikë, ndërsa qytetarëve u mohohet e drejta e tyre për t’u informuar.

    Rrjeti i SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8 mijë e 200 profesionistë të mediave në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet thirrjes së anëtarit të tij, IJAS në dënimin e incidenteve dhe paralajmërimin e publikut për efektet e atmosferës që lejon ndëshkimin. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar që anëtarët e familjes Ismail ishin në shënjestër dhe se personi që kërcënoi gazetarët e N1 nuk ndjehej i dekurajuar nga fakti se policia do të thirret. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve serbe, kryesisht Republikës së Prokurorit Publik dhe Ministrisë së Brendshme që të veprojnë dhe hetojnë sulmet dhe kërcënimet më të fundit, si dhe të gjitha sulmet dhe kërcënimet e mëparshme ndaj gazetarëve. Asnjë gazetar nuk duhet të ketë frikë për veten e tyre ose sigurinë e familjes së tyre për shkak të punës që ata bëjnë.

    Rrjeti i SafeJournalists do të informojë palët përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këto raste.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

    Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 18.07.2020 

    Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës 

    Sindikata e Mediave e Malit të Zi 

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë 

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës 

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë 

    Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë