SafeJournalists: Presione të papranueshme për lirinë e medias dhe gazetarëve në Republikën Srpska

    0
    58
    slika: canva

    Gazetarët dhe mediat në Republika Srpska kohëve të fundit kanë qenë cak i llojeve të ndryshme të sulmeve dhe presioneve.

    Milorad Dodik, Presidenti i Republikës Srpska, në një konferencë për medie të mbajtur më 8 mars në Banja Luka, komentoi në mënyrë të papërshtatshme luftën e gazetarëve kundër kriminalizimit të shpifjes dhe projekt-amendamentet në Kodin Penal të Republikës Srpska, sipas të cilit shpifja do të penalizohej, dhe qytetarët dhe gazetarët do të dënoheshin me gjoba deri në 100.000 KM (rreth 50.000 euro). Përveçse foli në mënyrë të papërshtatshme me gazetarët dhe ofendoi publikisht Sinisha Vukeliç, anëtar i Komitetit Drejtues të Gazetarëve të BH njëherësh President i Klubit të Shtypit BHJA Banja Luka, Dodik njoftoi masa rigoroze kundër OJQ-ve dhe shoqatave të financuara nga donatorët dhe shpjegoi se “Bazuar në ligjin e ShBA-ve, organizatat e huaja joqeveritare, ose ato të financuara nga të huajt, i quajnë agjentë të huaj në territorin e SHBA-ve”, dhe njoftoi se Republika Srpska do të miratojë të njëjtën terminologji. dhe njoftoi se Republika Srpska do të miratojë të njëjtën terminologji.

    Një ditë pas konferencës, gazetarëve Aleksandar Trifunoviq nga Buka dhe Nikola Moraca nga EuroBlic iu gërvishtën makinat nga vandalët. Aktualisht policia e Banja Lukës po heton rastin. Moraca u mor në pyetje së fundmi nga policia dhe telefoni i tij iu konfiskua pasi ai refuzoi të përmendte burimin e informacionit, rast të cilin rrjeti SafeJournalists e dënoi. Dodik nuk mungoi të trajtojë edhe këtë çështje, duke thënë se “ka indicie” se vetë gazetarët kanë dëmtuar automjetet.

    Shoqata e Gazetarëve të BH-së thekson se vandalizmi në pronën e dy gazetarëve është pasojë e drejtpërdrejtë e mesazheve që Milorad Dodik i dërgon publikut prej ditësh. Me retorikën e tij, Dodik synon gazetarët që luftojnë kundër kriminalizimit të shpifjes si “të papërshtatshëm”. Ai i cakton publikisht gazetarët individualë si “armiq të sistemit” dhe është vetëm çështje kohe kur disa nga ata gazetarë do të sulmohen fizikisht sepse presidenti i Republikës Srpska i ka vënë ata në shënjestër, përfundon Asociacioni.

    Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8 mijë e 200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, kërkon që policia të hetojë urgjentisht rastet. Rrjeti u bën thirrje institucioneve kompetente që të sigurojnë mbrojtjen e nevojshme për gazetarët derisa hetimet vazhdojnë deri në gjetjen e autorëve. Ne presim që Milorad Dodik dhe të gjithë zyrtarët e tjerë shtetërorë të ndalojnë së ngulfaturi lirinë e medias në Republikën Srpska dhe “të drejtojnë gishtin drejt gazetarëve”, sepse në këtë mënyrë rrezikohet siguria e gazetarëve dhe familjeve të tyre.

    Rrjeti SafeJournalists do të informojë të gjitha palët relevante kombëtare dhe ndërkombëtare për këto raste.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

    Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 10.3.2023

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

    Shoqata e Gazetarëve të BH

    Shoqata e Gazetarëve Kroatë

    Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë

    Sindikata e Mediave të Malit të Zi