SafeJournalists: #SHEDLIGHT mbi rastet e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve

    0
    45

    Anëtarët e rrjetit Safejournalist nisën fushatën #SHEDLIGHT me rastin e Ditës Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve, e cila shënohet sot, 2 nëntor.

    Qëllimi i fushatës është ndërgjegjësimi për problemin e mosndëshkimit të sulmeve ndaj gazetarëve, i cili është i pranishëm në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Janë të pakta rastet me epilog gjyqësor dhe dënime për autorët.

    Click on the image to see the video 

    Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimeve kundër gazetarëve shënohet sot, 2 nëntori. Rrjeti SafeJournalists lufton çdo ditë për të përmirësuar kushtet e punës në gazetari, për të mbrojtur gazetarët dhe të drejtat e tyre.

    Të gjithë partnerët brenda rrjetit tonë SafeJournalists i janë bashkuar fushatës së Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) për miratimin e Konventës Ndërkombëtare kushtuar mbrojtjes së gazetarëve dhe profesionistëve të medias. Për të shënuar 2 Nëntorin, IFJ u bën thirrje qeverive në mbarë botën, gazetarëve dhe grupeve mediatike që të mbështesin miratimin e Konventës për Sigurinë dhe Pavarësinë e Gazetarëve dhe Profesionistëve të tjerë të Medias. Sipas IFJ-së, pavarësisht shumë protokolleve, udhëzimeve dhe propozimeve, gazetarët ende përballen me kërcënime çdo ditë – dhe mosndëshkimi vazhdon ta përkeqësojë situatën. Nëntë në çdo dhjetë vrasje të gazetarëve mbeten të pandëshkuar.

    Çdo ditë gazetarët sulmohen, rrahen, ndalohen, ngacmohen dhe kërcënohen për kryerjen e punës së tyre dhe megjithatë, nuk ka asnjë instrument ndërkombëtar detyrues që do t’i detyronte shtetet anëtare të hetojnë dhe t’u përgjigjen sulmeve kundër medias. Kërcënimet e vazhdueshme për sigurinë dixhitale të gazetarëve, duke përfshirë sulmet kibernetike, vjedhjen e të dhënave, hakerimin dhe ngacmimin në internet, kërcënojnë sigurinë e profesionistëve të lajmeve duke e bërë edhe më urgjente miratimin e një instrumenti që do t’i detyronte qeveritë të adresojnë mosndëshkimin. Të gjitha sa më sipër, si dhe zhgënjimi në rritje me mungesën e veprimeve dhe, në shumë raste, mungesën e vullnetit për të trajtuar krizën e mosndëshkimit – bëri që IFJ të nisë fushatën për miratimin e një Konvente Ndërkombëtare kushtuar mbrojtjen e gazetarëve dhe profesionistëve të medias.

    Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt, me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë e punës gazetareske dhe mbrojtjen e gazetarëve, sy e vesh të demokracisë, kujdestarë të saj dhe dorë të zgjatur të qytetarëve, nis fushatën #SHEDLIGHT.

    Dhe mbi çfarë duam të hedhim dritë? Ne duam që 160 rastet e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve që ndodhën në vitin 2021 në Ballkanin Perëndimor të marrin një epilog gjyqësor. Janë raportuar 179 sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve në institucionet kompetente në vitin 2021 në rajonin e Ballkanit Perëndimor (Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Kroaci dhe Shqipëri). Nga ky numër, vetëm 19 lëndë janë zgjidhur para gjykatës si aktgjykime të shkallës së parë dhe të formës së prerë, prej të cilave 12 ishin dënime.

    Na shqetëson numri i madh i rasteve të pazgjidhura dhe numri i vogël i dënimeve. Rrjeti i Safejournalists kërkon nga organet kompetente që të marrin të gjitha masat në mënyrë që rastet të procedohen më shpejt dhe me efikasitet dhe në këtë mënyrë të tregohet gatishmëria e shtetit në luftën kundër pandëshkueshmërisë. Vetëm në këtë mënyrë mund t’u dërgojmë një mesazh të qartë autorëve të mundshëm se një sjellje e tillë është e papranueshme.

    Gjej fushatat duke klikuar sipas shteteve:

    Serbia

    Bosnia and Herzegovina

    Kosovo

    Montenegro

    Albania

    North Macedonia

    Croatia