Serbi: Kërcënime me vdekje ndaj dy gazetarëve

    0
    108

    Gazetari investigativ Slobodan Georgiev dhe Ivan Ianovic – moderatori i një emisioni kritikues humoristik, kanë pranuar kërcënime me vdekje online, nga i njëjti profil në Twitter. Policia menjëherë ka reaguar duke e arrestuar personin që mbante llogarinë/profilin në fjalë.

    Me 12 maj, Slobodan Georgiev – gazetar i BIRN dhe i të përjavshmes Vreme, i është dërguar një mesazh ku thuhet se atë e pret fati i Curuvija. Slavko Curuvija ishte vrarë nga anëtarët e sigurimit sekret serb në vitin 1999. Ivan Ivanovic ka pranuar një mesazh që thotë: Gruaja dhe vajza jote do të therren. Rroftë SNS. Pasi kjo informatë doli nëpër media, Ministri i Brendshëm Stenovic u prononcua duke thënë se asnjë kërcënim nuk do të tolerohet. Pas pak kohe, personi u arrestua dhe u ndalua nga forcat policore.

    E mirëpresim reagimin e shpejtë të autoriteteve. Megjithatë, Georgiev, Ivanovic dhe të tjerë gazetarë profesionistë, edhe më parë kanë pranuar mesazhe të tilla kërcënuese. Këto raste ende nuk janë zgjidhur – ka thënë Zeljko Bodrozic, president i IJAS, duke shpjeguar se kërcënimet zakonisht vijnë pas etiketimeve nga zyrtarët shtetërorë dhe nga kampanjat dashakeqe nga mediat pro-qeveritare. – Kësaj here, autoritetet e dëshmuan se mund të veprojnë në mënyrë profesionale, duke identifikuar burimet e kërcënimeve dhe duke arrestuar përgjegjësit. Tash që e shohim se kjo është e mundur, ne fuqishëm thërrasim autoritetet që të përdorin të njëjën qasje efektive edhe në rastet e kërcënimeve tjera adresuar gazetarëve.

    Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve – SafeJournalists.net – e cila përfaqëson më shumë se 8200 anëtarë, bashkohet me anëtarin e saj IJAS në mirëpritjen e reagimit të shpejtë të autoriteteve serbe. Kjo platformë poashtu ndan shqetësimet në lidhje me qasjen e autoriteteve ndaj sigurisë së gazetarë. Me 259 incidente kundër gazetarëve që nga viti 2015, Serbia është kampioni i zi i rajonit në këtë aspekt.

    SafeJournalists.net kësisoj kërkon nga zyrtarët e shtetit të Serbisë që të qetësohen, të mos kontributojnë në mjedisin armiqësor në të cilin gazetarët tanimë punojnë, dhe të ofrojnë mbështetje për prokurorët publikë që ata të ushtrojnë detyrën e tyre me nivel të lartë profesionalizmi derisa investigojnë e hulumtojnë të gjitha rastet e kërcënimeve ndaj gazetarëve.

    SafetJournalists.net do të informojë të gjitha palët përkatëse kombëtare e ndërkombëtare për rastet në fjalë.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

     

    Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 16.05.2020

    Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës

    Sindikata e Mediave e Malit të Zi

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

    Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të  Serbisë