SJ: Ekipa e N1 sulmohet gjatë protestave në Cetinje

    0
    133
    Foto: Pixabay

    Ekipa e televizionit N1 u sulmua në mëngjesin e së dielës, më 5 shtator nga një grup protestuesish të cilët ka dy ditë që po protestojnë kundër shugurimit tw peshkopit Joakinje në manastirin e Cetinjes.

    Reporterja e N1, Aleksandra Tolk Ruziq bëri një lidhje direkte që të paraqesë situatën kaotike nga rrugët e Cetinjes. Policia në vazhdimsi po përdorte gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën. Grupe qytetarësh të shpërndarë në rrugë, sulmuan ekipin e televizionit duke i qëlluar me gurë, sepse po xhironte.

    Shugurimi i peshkopit Metropolitan të Malit të Zi, Joanikije, është planifikuar për sot në orën 8 të mëngjesit në Manastirin e Cetinjes, por kjo është kundërshtuar nga një grup demonstruesish që nga dita e djeshme. Ata po kërkojnë që ceremonia të mbahet jashtë Cetinjes. Patriarku Porfirije dhe peshkopi metropolitan Joanikije mbërritën në manastir me helikopter, sepse qyteti ishte i bllokuar. Ka pasur trazira në Cetinje që nga mëngjesi, gurët po hidhen drejt policisë, për shkak të të cilave gazi lotsjellës u hodh përsëri, u dëgjuan të shtëna, dhe tymi i trashë nga djegia e gomave në barrikada po ngrihet.

    Rrjeti SafeJournalists dënon sulmin ndaj ekuipës së televizionit N1 dhe kërkon nga policia të gjejë dhe ndalojë ata që i sulmuan ata sot.

    Rrjeti i jonë tashmë ka paralajmëruar se gjatë shugurimit në Cetinje, do të ketë mundësi që gazetarët që raportojnë të rrezikohen. Fatkeqësisht, gjithçka tregon se tensionet jo vetëm që do të ulen, por rrjeti i jonë u bën thirrje zyrtarëve qeveritarë dhe policisë që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të parandaluar dhunën dhe gjakderdhjen e mëtejshme.

    Rrjeti SafeJournalists u bën thirrje Policisë që të mbrojë gazetarët gjatë protestave ashtu që të evitohen incidente të reja.

    Ne do t’i njoftojmë të gjithë akterët relevant kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

    Secili sulm në drejtim të gazetarëve është sulm në interesin publik, demokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.

    Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 05.09.2021

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

    Asociacioni i Gazetarëve të të BH

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

    Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë