SJ: Fotografi serb është rrahur në një tubim të partisë në pushtet

    0
    96

    Fotografi i pavarur dhe anëtar i Asociacionit Të Pavarur të Gazetarëve të Serbisë Andrija Vukeliç është rrahur të hënën, më 30 nëntor, gjatë tubimit të Partisë Progresive Serbe në Shabac. Ai mbuloi protestën kundër kompanisë Rio Tinto dhe më pas qëndroi në Sabac për të fotografuar mitingun e SNS.

    Partia në pushtet mbajti një kundërprotestë dje para Prokurorisë Themelore Publike në Shabac, duke kërkuar “drejtësi” për anëtarin e tyre Dushan Prokiq, i cili ishte në një ekskavator të shtunën dhe u përlesh me një nga pjesëmarrësit në bllokadë, Dragan Milovanoviq Crni. Për më tepër, protesta dhe bllokada ka pasur në mbarë Serbinë, të shtunën, më 27 nëntor, me rastin e miratimit të Ligjit për Shpronësimin dhe Ligjit për Referendum në Kuvendin e Serbisë.

    Andrija Vukeliç tha se në një moment ka parë një turmë njerëzish të mëdhenj me maska ​​të zeza, të veshur me të zeza që nxitonin drejt dikujt.

    “Shkova për të parë se çfarë po ndodhte dhe pashë dy persona duke u rrahur pranë skenës në anën e djathtë të saj, dhe të njëjtët dy persona po zvarriteshin. I pashë duke i goditur me shqelma dhe kur doja të bëja një foto, e moraa aparatin dhe pashë që isha i rrethuar nga ata njerëz me të zeza. Njëri filloi të më bërtiste ‘më jep kamerën’ dhe filloi të më ofendonte. Meqenëse nuk e lejova të më merrte aparatin, filluan të më godasin me grusht në kokë dhe në brinjë dhe tentuan të më rrëzonin në dysheme. Në një moment më goditën në sy, dhe dëgjova një burrë tjetër duke thënë ‘mos, mos, do ta prishim mitingun’, më pas arritën të më hiqnin kamerën nga qafa sepse më ishte dëmtuar rripi i kamerës. Pastaj një bandë prej tyre vrapuan në turmë drejt skenës, dhe një person më goditi me shkelm nga pas dhe filloi të më shtynte përtej rrugës. Ai më tha “mos u kthe në këtë anë”, tha Vukeliç.

    Pas sulmit, ai e ka raportuar menjëherë rastin në polici.

    Rrjeti ynë ka kohë që paralajmëron institucionet dhe zyrtarët qeveritarë se gazetarët janë plotësisht të rrezikuar. Në 15 ditët e fundit kemi pasur disa sulme ndaj gazetarëve teksa ata kryenin detyrën, por kemi frikë se kjo nuk do të ndalet me kaq.

    Rrjeti SafeJournalists që përfaqëson më shumë se 8.200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet anëtarit të tij, Asociacionit Të Pavarur të Gazetarëve të Serbisë, në dënimin e këtij sulmi brutal ndaj Andrija Vukeliç. Kërkojmë nga policia gjetjen e këtyre personave, arrestimin e tyre dhe ndjekjen penale.

    Rrjeti SafeJournalists do të informojë të gjithë akterët relevant kombëtarë dhe ndërkombëtarë për këtë rast.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

     

    Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 30 nëntor 2021

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

    Asociacioni i Gazetarëve të BH

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

    Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë

    Sindikata e Mediave të Malit të Zi