SJ: Gazetarët etiketohen tinzërisht nga e përjavshmja Kroate “Hrvatski tjednik”

    0
    106
    Foto: Pixabay

    E përjavshmja kroate “Hrvatski tjednik” më 16 shtator 2021 publikoi një fotografi, të Patriarkut serb Porfirije dhe portrete të 14 intelektualëve – politikanë, shkencëtarë, analistë politikë, profesorë universitarë dhe gazetarë – të titulluar “Patriarku çetnik dhe kuislingët kroatë”. Në fund të faqes së titullit, teksti “duke kryer një infiltrim rrëshqanor në të ashtuquajturën botë serbe në Kroaci” u shtua me shkronja më të vogla.

    Gazetari Branimir Pofuk, i cili e raportoi rastin në polici dhe në Asociacionin e Gazetarëve Kroatë, u ndje direkt i kërcënuar, ku edhe gazetarë të tjerë si Drago Pilsel, Boris Dezulovic, Viktor Ivancic, Jurica Pavicic, Ante Tomic, Ivica Ivanisevic, Damir Pilic, Davor Krile, Miljenko Jergovic, Goran Gerovac dhe Zlatko Gall u përmendën gjithashtu në këtë artikull.

    Branimir Pofuk deklaron se “teksti nxjerr në pah akuza krejtësisht të pavërteta, të sheshta dhe dashakeqe, shpifje perfide me të cilat gazetarët portretizohen si armiq dhe urrejtës të shtetit kroat dhe popullit kroat, dhe gjithashtu akuzohen për veprime armiqësore të qëllimshme”. Ai i konsideron dhe i percepton këto “urdhra” të shfaqur në të gjitha stendat e gazetave në Kroaci si një nxitje të urrejtjes, të cilën individët mund ta kuptojnë lehtësisht si një thirrje për të gjitha llojet e persekutimit dhe një akt të dhunës verbale ose fizike kundër “armiqve” të tillë.

    “Për shkak të gjithë kësaj, unë e perceptoj këtë botim si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë time personale, si dhe sigurinë e familjes sime,” shtoi Pofuk. Ai pret që policia të veprojë sipas detyrës zyrtare dhe në përputhje me kompetencat e tyre dhe ligjet e Republikës së Kroacisë.

    Hrvoje Zovko, presidenti i AGK-së, deklaroi se është i tmerruar nga praktika e “Hrvatski tjednik” e cila shkel vazhdimisht normat etike të medias dhe Kodin e Nderit të gazetarëve kroatë.

    “Garanci” të tilla janë shumë të rrezikshme dhe rrezikojnë drejtpërdrejt gazetarin, familjen e tij dhe punën që ai bën. Ajo që po bën ‘Hrvatski tjednik’ nuk është gazetari, por një akt nxitës ”, tha ai.

    Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet Asociacionit të Gazetarëve Kroatë anëtarit të vet në dënimin e këtij shënjestrimi tinëzar të gazetarëve në Kroaci. Ne u bëjmë thirrje institucioneve kroate, policisë dhe Zyrës së Prokurorit të Shtetit që të merren me këtë rast dhe të reagojnë, sepse provokime të tilla publike dhe tregime të pavërteta mund të rrezikojnë seriozisht sigurinë e gazetarëve.

    Rrjeti SafeJournalists do të informojë të gjithë akterët përkatës vendas dhe ndërkombëtarë për këtë rast.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

    Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 27 shtator 2021

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Asociacioni i Gazetarëve BH

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

    Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

    Sindikata e Mediave të Malit të Zi