SJ: Gazetari kroat Boris Dezulovic pranon dhjetra kërcënime për shkak të kolumnes së tij

    0
    81

    Gazetari Boris Dezulovic ka publikuar kolumnen me titull “Jebo vas Vukovar” në portalin N1, më 2 nëntor 2021, ku autori problematizon abuzimin e viktimave të qytetit të Vukovarit, për cështje politike.
    Pas publikimit të kolumnes, Dezulovic u bë viktimë e komenteve lidhur me kolumnen, në profilin e tij personal në Facebook, nëpëermjet mesazheve e komenteve. Për më tepër Ministria për Veteranë dhe Kryebashkiaku i Vukovarit publikisht dënuan punën e gazetarit. Dezulovici ka pranuar qindra kërcënime për shkak të kolumnes së tij, në të cilën është fyer dhe ku është kërkuar që t’i tërhiqet shtetësia Kroate dhe të largohet nga Kroacia. Atij iu zbulua edhe adresa e banimit, ndërsa nuk munguan komentet se atë duhet ta vrasin. Disa nga këto kërcënime janë raportuar në polici.
    Kjo nuk është hera e parë që gazetari ka rënë pre e kërcënimeve e sulmeve të tilla. dezulovici ka trajtuar tema të rëndësishme por edhe të ndjeshme për shoqërinë Kroate ndër vite, shih për këtë puna e tij është sulmuar nga qytetarët shumë shpesh. Në Facebook, ai shpesh ka qenë target i komenteve fyese, madje edhe kërcënimeve me vdekje.
    Pasi që u pyet se a e ka pritur këtë reagim pas publikimit të kolumnes në N1, ai tha se po. “Për mua jëntë pritshme gjithmonë” u shpreh ai, duke shtuar se këto kërcënime për punën e tij si kolumnist, i pranon tash e 35 vite.
    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë fuqishëm dënon sulmet publike dhe institucionale në drejtim të gazetarit Dezulovic, që ndodhën për ditë me radhë. është posacërisht shqetësues dënimi publik që i është bërë gazetarit nga Ministria për Vëteranët. Kërcënimet në nivel institucional janë shtypje e lirisë së shprehjes. Në AGK shprehen se një tëmë si kjo e qytetit të Vukovarit mund dhe duhet të trajtohet publikisht. Përndrydshe, do të lejojmë viktimizim të përsëritur të atij qyteti, që vazhdon të jetë i ngulfatur në karakterin e monumentit, por gjithashtu i anashkaluar nga diskutimet me qëllim dhe ndikimi që ka.
    Rrjeti SafeJournalists që përfaqëson mëse 8,200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor i bashkohet partnerit të vet AGK-së në dënimin e këtyre kërcënimeve brutale. Kërkojmë nga institucionet të mbrojnë të drejtat e gazetarëve, si dhe gjithashtu të dënohet edhe sjellja e Ministrisë së Veteranëve dhe Kryebashkiakut të Vukobvarit dhe të lejohen gazetarët të kryejnë punën e tyre, pa u frikësuar se do të vriten.

    Rrjeti SafeJournalists do t’i njoftojë të gjithë akterët vendosë dhe ndërkombëtarë lidhur me rastin.

    Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 08 nëntor 2021

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Asociacioni i Gazetarëve të BH

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

    Asociacioni i Pavarur  i Gazetarëve të Serbisë

    Sindikata e Mediave të Malit të Zi