SJ: Klima e të bërit gazetari në Malin e Zi po rëndohet

    0
    123
    Foto: Pixabay

    Të jesh gazetar në Malin e Zi është bërë shumë e rrezikshme kohëve të fundit. Dy rastet e fundit që zunë vend në ditën e njëjtë, më 22 gusht, por në lokacione të ndryshme janë tregues të asaj se profesioni i gazetarit në këtë vend është tërësisht i rrezikuar.

    Rasti i parë ndodhi në Risan, në mëngjesm kur gazetarja e transmetuesit publik – Televizionit të Malit të Zi, Tamara Nikqeviq u fye nga një burrë, në krye të protestës në Cetinje. Ajo njihet për kritikat e saj në drejtim të asaj kishe, përçka edhe është kthyer në cak të fyerjeve me punën e saj.

    Rasti tjetër ndodhi po gjatë protestës në Cetinje kundër shugurimin e peshkopit Joakinje, si Mitropolija Malazezo-bregdetare e që është dioqezë e Kishës Ortodokse Serbe, ku u sulmua ekipa e Televizionit Vijesti. Gazetari Ljubica Miliceviq dhe kameramani Drago Matoviq u penguan në detyrë kur një grup djemsh i pengoi gjatë raportimit. Ata e fyen gazetarin dhe kameramanin, duke iu thënë se nuk mund të raportojnë nga protesta, ku madje disa e prekën edhe kamerën.

    Kameramani Drago Matoviq i TV Vijesti është sulmuar fizikisht edhe vitin e kaluar, ku poashtu edhe gazetarja Tamara Nikqeviq ka qenë cak i kërcënimeve për shkak të pikpamjeve të saj.

    Radomir Krackoviq, zv. kryetar i Sindikatës së Mediave të Malit të Zi tha se “pengimi anti-civilizues dhe fyerja e ekipit të Televizionit Vijesti tregojnë se mediat që raportojnë në mënyrë profesionale dhe objektive janë ende në shënjestër të individëve të ashpër dhe primitivë që pretendohet se po luftojnë për Malin e Zi qytetar”. Ai më tej tha se “fyerjet drejtuar gazetares Tamara Nikqeviq në Risan janë një tregues tjetër se ka gjithnjë e më pak tolerancë për një opinion ndryshe në Mal të Zi”.

    “Që nga fillimi i vitit, SMMZ dhe Rrjeti SafeJournalists paralajmërojnë se, për shkak të situatës së nxehtë politike në Mal të Zi, gazetarët dhe punonjësit medialë nga media të ndryshme, me politika të ndryshme redaktoriale, e pësojnë më së shumti. Nuk ka pothuajse asnjë protestë apo tubim të madh në të cilin nuk ka incident apo sulm ndaj gazetarëve. Duke pasur parasysh se tubime të ngjashme ka të ngjarë të na presin edhe në të ardhmen, është e qartë se rreziku tashmë i madh për punonjësit e mediave që do të raportojnë për këto ngjarje po rritet” tha ai.

    Rrjeti SafeJournalists shprehet i frikësuar për anëtarët e vetë të cilët e kryejnë punën e tyre me nderë dhe fer. Dënojme sulmet në drejtim të gazetarëve të cilat po ndodhin shpesh e më shpesh në Mal të Zi, si dhe .jemi gjithashtu të shqetësuar për hendekun në rritje që po krijohet në atë vend.

    Rrjeti SafeJournalists kërkon nga Qeveria dhe Parlamenti Malazez të ndërmarrë hapa për të miratojë nismën e 9 organizatave joqeveritare, shoqatave të gazetarëve dhe Sindikatës së Mediave të Malit të Zi, e cila, ndër të tjera, do të parandalonte gazetarët nga kryerja e detyrave të tyre profesionale si vepër penale.

    Ne gjithashtu i bëjmë apel autoriteteve Malazeze që t’u ofrojnë mbrojtje më të madhe gazetarëve gjatë protestave dhe tubimeve të mëdha, si dhe t’u sigurojnë atyre kushte për raportim të lirë, veçanërisht gjatë ditëve të para të shtatorit në Cetinje.

    Ne do t’i njoftojmë të gjithë akterët relevant kombëtarë dhe ndërkombëtarë lirdhur me të dyja rastet.

    Secili sulm në drejtim të gazetarëve është sulm në interesin publik, demokraci dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.

    Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajëvë – Shkup – Zagreb, 24.08.2021

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

    Asociacioni i Gazetarëve të të BH

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

    Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

    Sindikata e Mediave e Malit të Zi