SJ: Organet kompetente të ndëshkojnë personat përgjegjës për kërcënimet ndaj gazetarëve në Serbi

    0
    39

    Gjatë orëve të hershme të 20 shtatorit, persona të panjohur lanë dy kurora të luleve të funeralit në hyrje të shtëpisë së gazetarit njëherësh bashkëpunëtorit të portalit Pancevo Si Ti, Slobodan Dukic, në Komunën e Kovinit. Redaktorët e portalit kanë njoftuar autoritetet kompetente – Departamentin e Policisë në Pançevë dhe Prokurorinë Themelore dhe të Lartë në Smederevë.

    Sllobodan Dukiq ka deklaruar se policia dje ka shkuar në shtëpinë e tij, ka marrë deklaratë dhe më pas e ka thirrur sërish në mbrëmje për të marrë të njëjtën deklaratë dhe për ta nënshkruar atë zyrtarisht. Dukiq tregon se i ka thënë policisë se kush është personi për të cilin dyshon se ka lënë kurorat para derës së tij dhe se sipas tij, nga i njëjti person ka marrë kërcënime nëpërmjet telefonit edhe ditëve të kaluara. Dukic theksoi për rrjetin SafeJournalists se ai këto kërcënime i lidhë me artikullin e tij të fundit në të cilin shkruante se ndihmësi i kryetarit të komunës së Kovin, Dushan Maksimovic, ka diplomë false të Arsimit të Lartë në Shkollën e Biznesit në Novi Sad. “Mesazhi im për ta është se kjo nuk do të më ndalojë dhe se në periudhën e ardhshme do të shkruaj për të gjithë ata në ndërmarrjet publike që kanë diploma false”, përfundon Dukiq.

    “Gazetarët e portalit Pancevo Si Ti janë ekspozuar ndaj sulmeve, presioneve, fyerjeve dhe shpifjeve brutale nga zyrtarë qeveritarë dhe media pro regjimit për vite me rradhë, dhe rasti i fundit i kolegut Dukic tregon qartë se sa i rrezikshëm dhe i pamëshirshëm po zhvillon fushatën ekipi kundër gazetarëve të pavarur nga jugu i Banatit,” tha Zeljko Bodrozic, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Pavarur të Serbisë.

    Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson më shumë se 8 mijë e 200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, dënon frikësimin e gazetarëve dhe e konsideron shqetësuese faktin që dikush ndjehet i lirë të pushtojë hapësirën personale të gazetarit dhe të lërë kurora që aludojnë për vdekje. Rrjeti SJ mirëpret reagimin e shpejtë të policisë dhe bën thirrje që autori (ose autorët) të identifikohet dhe të sanksionohet në mënyrë adekuate sa më shpejt të jetë e mundur.

    Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

    Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb – Tiranë, 21 shtator 2022

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

    Asociacioni i Gazetarëve të BH

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

    Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë

    Sindikata e Mediave të Malit të Zi