SJ: Siguria e gazetarëve në Serbi u rrezikua gjatë protestave

    0
    105

    Protesta në mbarë Serbinë ka pasur të shtunën më 27 nëntor me rastin e miratimit të Ligjit për Shpronësimin dhe Ligjit për Referendum në Kuvendin e Serbisë. Fatkeqësisht, gazetarët as këtë herë nuk ishin të sigurt.

    Gazetari i N1 Milan Nikic u sulmua gjatë një proteste në rrugën Kragujevc-Jagodina në fshatin Gornja Sabanta. Shoferi i automjetit Renault me ​​targa Jagodina ka sulmuar gazetarin N1 dhe ka goditur fort kamerën. Policia e ka larguar menjëherë shoferin dhe e ka identifikuar. Nikic e raportoi rastin në Departamentin e Policisë së Kragujevacit.

    Rasti i dytë ishte në të njëjtën ditë kur inspektorët e policisë me rroba civile të Drejtorisë së Policisë në Vranjë bastisën adresën e shtëpisë së gazetares së Vranje News, Milena Dimic në orët e vona të pasdites, me urdhër që ta sillnin për të dhënë deklaratë, por ajo nuk mundi të dilte nga banesa sepse ajo ishte vetëm me fëmijët e vegjël. Dimic shkoi në stacionin policor më vonë dhe dha deklaratën se ishte në protestë për të raportuar dhe për këtë ajo u identifikua qartë si gazetare e portalit Vranje News.

    Kryetari i IJAS-it, Zeljko Bodroziq, tha se në Serbi po protestohen gjithnjë e më shumë dhe se gazetarët ende nuk janë të mbrojtur sa duhet, por nga rastet e fundit shohim se edhe policia ua vështirëson punën e tyre.

    Bodroziq shtoi: “U bëjmë thirrje përfaqësuesve të MPB-së që t’u kushtojnë më shumë vëmendje gazetarëve që raportojnë për ngjarje të ndryshme, veçanërisht për protesta të tilla, të cilat kërkojnë që publiku të informohet në kohë dhe në mënyrë objektive, pavarësisht nëse protestat miratohen ose jo nga përfaqësuesit e policisë.”

    Rrjeti SafeJournalists që përfaqëson më shumë se 8.200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet anëtarit të tij, Asociacionit të Pavarur të Gazetarëve të Serbisë, për të dënuar  rastet e fundit, si dhe duke shprehur shqetësim të thellë për këtë.

    Detyra e gazetarëve është të raportojnë dhe informojnë opinionin dhe Policia duhet t’i ndihmojë dhe jo t’i arrestojë ata dhe në atë mënyrë të ushtrojë presion shtesë.

    Rrjeti SafeJournalists do të informojë të gjithë akterët relevant kombëtar dhe ndërkombëtar për këtë rast.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

    Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 30 nëntor 2021

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Asociacioni i Gazetarëve të BH

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

    Asociacioni i Pavarur  i Gazetarëve të Serbisë

    Sindikata e Mediave të Malit të Zi