Sulme verbale dhe kërcënime me vdekje në drejtim të gazetarëve boshnjakë dhe malazezë

    0
    160

    Në ditët e kaluara, ka pasur dy raste serioze të kërcënimit të lirisë së shprehjes dhe gazetarëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, njëra prej tyre është e lidhur edhe me Malin e Zi.

    Tanja Topic sulmohet verbalisht nga politikani boshnjak Dodik

    Milorad Dodik, kryetari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, më 24 maj në Bijeljina, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve SRNA, e etiketoi gazetaren dhe analisten politike Tanja Topiç si “agjente të shërbimit inteligjent gjerman” dhe “një kuisling (tradhëtare e dëshmuar e cila bashkëpunon me armiqtë e vendit) të dëshmuar”.  Fyerjet në nivel personal nuk kursyen as anëtarët e familjes së saj.

    Tanja Topiq beson se këto deklarata të Dodik pasuan pas shkrimit të saj kritik dhe dhënies së deklaratave për media, në lidhje me qeverinë aktuale në Republika Srpska dhe për Aleancën e Social Demokratëve të Pavarur, një parti e udhëhequr nga Milorad Dodik. Topiq i kërkoi Asociacionit të Gazetarëve BH ndihmë ligjore në ngritjen e një padie për shpifje kundër Milorad Dodik.

    Borka Rudic, Sekretare e Përgjithshme e Asociactionit të Gazetarëve të BH – BHJA, tha se kjo nuk është hera e parë që Milorad Dodik i etiketon disa media, gazetarë dhe analistë si “tradhtarë”, mercenarë dhe “media armiqësore”, fyen dhe poshtëron gazetarët me raportimet dhe qëndrimet e të cilëve nuk pajtohet. Fatkeqësisht, kjo nuk ishte hera e parë. Dodik e quajti portalin Klix një “media armike” për Republikën Srpska, para kësaj, ai sulmoi verbalisht gazetarin e BNTV VladimirKovacevic, duke e quajtur atë dhe median në të cilën ai punon “tradhtarë”.

    “Akuzat e pabazuara, poshtërimet publike, sharjet dhe fyerjet, dëbimet nga konferencat për shtyp, janë mënyra e zakonshme e komunikimit të Milorad Dodik me përfaqësuesit e mediave në BH. Është e turpshme dhe e papranueshme që kryetari i Presidencës së shtetit i trajton gazetarët dhe mediat në këtë mënyrë, pa bartur ndonjë përgjegjësi për shpifjet e shprehura publikisht. Prandaj, AGBH do të ofrojnë mbështetje të plotë dhe ndihmë ligjore koleges dhe anëtares sonë Tanja Topiq dhe këmbëngulin që Dodik të vërtetojë pretendimet e tij në gjykatë, dhe nëse nuk është në gjendje ta bëjë këtë, ai të mbajë përgjegjësi për shpifjen në përputhje me ligjin “, tha ajo.

     

    Dragan Bursac dhe Darko Sukoviq kërcënohen me vdekje

    Rasti tjetër zuri vend në ty shtete, sepse, për aq sa ka informata, i njëjti person ka kërcënuar me vdekje. Gazetari boshnjak Dragan Busac ka pranuar një mesazh në mesnatën e 26 majit rek porositë e rrjetit social Facebook.

    “Shumë seriozisht e kam, do të të vras nëse të shoh ndonjëherë në Mal të Zi. Plumb në kokë” tha nëpërmjet porosisë së tij personi me inicialet M.A. në emrin e llogarisë së tij në Facëbook.

    Bursac tha për televizionin N1 se “kërcënimi ishte i ftohtë”. “Nuk ishte i shkruar në afekt, s’pati sharje, por ishte i shëmtuar për t’u lexuar. Sido që të jetë, ky person thotë se e ka seriozisht se kur të hyjë në Mal të Zi, një plumb në ballë po më pret. Ai më paralajmëroi mua dhe me pas pa pikë dyshimi ky individ apo grupacion do ta bëjë këtë” tha tutje ai.

    Ashtu sic u tha, ky rast u raportua në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Mal të Zi dhe Banja Llukë. =

    Kjo nuk është hera e parë që Bursac ka pranuar kërcënim me vdekje. Si rrjedhojë e shkrimeve të tij, si dhe aktivitetit të tij në Facebook e Tuiter, ai ka marrë kërcënime të shumta online edhe në të shkuarën.

    Në ndërkohë, personi i njëjtë me inicialet M.A. ka kërcënuar me vdekje edhe redaksinë e mediumit Malazes Antena M, në drejtim të kryeredaktorit Darko Sukoviq.

    “Kërcënimet me vdekje vetëm për shkak të pikëpamjeve të shprehura, për fat të keq, po bëhen më të shpeshta në Mal të Zi dhe kjo është arsyeja pse e gjithë shoqëria duhet ta trajtojë seriozisht këtë problem. Sindikata e Mediave të Malit të Zi – TUMM, edhe një herë thekson se që nga fillimi i vitit, punonjës të shumtë të mediave nga media të ndryshme, të cilët kanë politika të ndryshme redaktoriale, kanë qenë objekt i fyerjeve dhe kërcënimeve në vendin tonë, dhe kërcënimet e sotme janë një dëshmi tjetër e intolerancës në rritje për opinione të ndryshme. Politika redaktoriale dhe qëndrimet për çështjet aktuale shoqërore nuk duhet të jenë kurrë arsye apo justifikim për kërcënime të tilla sepse ato janë të papranueshme në një shoqëri demokratike dhe duhet kundërshtuar fuqishëm ”, thuhej në njoftimin për shtyp të TUMM

    Rrjeti SafeJournalists përfaqësues i mëse 8,200 profesionistëve medialë në Ballkanin Perëndimor i bashkohet anëtarëve të vetë Gazetarëve të BH dhe TUMM në dënimin e ashpër të fyerjeve, fjalorit fyes dhe kërcënimeve me vdekje. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore të sillen në mënyrë civile dhe kërkojmë që institucionet kompetente të mbajnë përgjegjësi në rastet kur politikanët dhe zyrtarët publikë bëjnë akuza të rreme kundër gazetarëve dhe mediave. Ne gjithashtu duam që personi që kërcënoi gazetarët në të dy vendet të gjendet dhe arrestohet sa më shpejt të jetë e mundur.

    Ne do t’i njoftojmë të gjithë akterët relevant, si kombëtarë ashtu edhe ndërkombëtarë. Secili sulm në gazetarë është sulm mbi interesin publik, demkokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.

    Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 27.05.2021.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

    Asociacioni i Gazetarëve të BH

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

    Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

    Sindikata e Mediave e Malit të Zi