Fushatë denigruese ndaj gazetarëve dhe portalit Nacionale, Prizren, 15.08.2023

    0
    99
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur) Vullnet Krasniqi, Berat Buzhala
    Data 15/08/2023
    Qyteti Prizren
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Nacionale
    Burimi Nacionale
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, një veprim i tillë është krejtësisht i papranueshëm dhe i vë në cak të sulmeve si online ashtu edhe fizike, gazetarët dhe familjarët e tyre. AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës dhe organet e rendit që të bëjnë punën e tyre për largimin e pankartave, dhe hetimin e veprimit që përmban gjuhë të urrejtjes dhe nxitjes. AGK-ja, njëherësh bën thirrje që fushatat e tilla denigruese të ndalen, në mënyrë që gazetarët dhe mediet të kenë mundësi të ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me fushatën linçuese kundër portalit online “Nacionale” dhe gazetarëve të saj.

    Në një pankartë të vendosur në qytetin e Prizrenit, ku shihen fotografitë e gazetarëve, Vullnet Krasniqi e Berat Buzhala, thuhet “Drejtësi për popullin, dënim për përqarësit. Bojkoto Nacionale. Liria e shprehjes merr fund tek ofendimi”.

    Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, një veprim i tillë është krejtësisht i papranueshëm dhe i vë në cak të sulmeve si online ashtu edhe fizike, gazetarët dhe familjarët e tyre.

    AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës dhe organet e rendit që të bëjnë punën e tyre për largimin e pankartave, dhe hetimin e veprimit që përmban gjuhë të urrejtjes dhe nxitjes. AGK-ja, njëherësh bën thirrje që fushatat e tilla denigruese të ndalen, në mënyrë që gazetarët dhe mediet të kenë mundësi të ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar.