Fushatë linçuese kundër Dafina Demakut, Prishtinë, 28.05.2023

    0
    41
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Dafina Demaku
    Gjini Femër
    Data 28/05/2023
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Periskopi
    Burimi TikTok
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja, e dënon ashpër këtë fushatë kundër Demakut, që e cenon direkt sigurinë e saj dhe të afërmëve të saj. Njëherësh, AGK-ja fton organet e sigurisë të hetojnë postimet dhe të ndërmarrin masa për të zbuluar kush qëndron prapa fushatës.

    Dafina Demaku – kryeredaktore në portalin online Periskopi, dhe analiste e rregullt në televizionin kombëtar, KTV, e ka njoftuar AGK-në për një fushatë denigruese dhe linçuese ndaj saj që po zhvillohet në rrjete sociale, kryesisht në TikTok.

    Në disa video, Demaku përshkruhet si “gazetare pro-serbe” dhe “e dyshuar për agjente të BIA-s serbe”.

    AGK-ja, e dënon ashpër këtë fushatë kundër Demakut, që e cenon direkt sigurinë e saj dhe të afërmëve të saj. Njëherësh, AGK-ja fton organet e sigurisë të hetojnë postimet dhe të ndërmarrin masa për të zbuluar kush qëndron prapa fushatës.