Takimi elektoral në Kavajë u shndërrua në incident ndaj grupit të xhirimit të televizionit Ora News dhe gazetarit Ronaldo Sharka. Në një intervistë në studion e Ora News, gazetari Ronaldo Sharka tha: “Isha me mikrofon, me logo mediatike, lehtësisht të identifikueshme dhe iu drejtova zotit zyrtarit, për pyetje në interes të opinionit publik, por situata ishte shumë e rëndë dhe aty kuptova që diçka nuk shkonte.
Z. Ronaldo Sharka tani ka denoncuar në policinë lokale, për këtë nuk ka asnjë reagim. Në fillim të kësaj jave, gazetari Isa Myzyraj i të njëjtit televizion, u ndalua fizikisht ndersa merrte në pyetje kryetarin e Bashkisë nga rojet e sigurisë.