Sulme të tjera ndaj gazetarit Sami Curri, 11.03.2022, Bulqizë

    0
    128
    Shteti AL
    Emri dhe mbiemri Sami Curri
    Gjini Male
    Data 11/03/2022
    Qyteti Bulqiza
    Lloj i incidentit
    Emri i Medias https://www.reporter.al/
    Burimi https://www.reporter.al/
    Përfundimi ligjor Kryerësi I veprës wshtw dwnuar, lloji I dënimit
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po

    Gazetari Sami Curri është shoqëruar më datë 11 mars në orën 18:20 në Komisariatin e Policisë Bulqizë. Ky aksion ka ndodhur pas mbylljes së protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimit të naftës dhe ushqimeve të mbajtur në rrugën e Arbrit.

    Protesta u organizua nga banoret e dy lagjeve të Bulqizës. Policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim në lidhje me shoqërimin e gazetarit Curri, i cili punon për rrjetin BIRN dhe njëkohësisht për portalin “Bulqiza Ime”.

    Në orët e vona të mbrëmjes, gazetari Curri ka postuar një status në llogarinë e tij në Facebook duke thënë se protesta është organizuar nga qytetarët e Bulqizës dhe ka qenë një tubim paqësor teksa protestojnë për shqetësimet e tyre të përbashkëta. “Qasja e punonjësve të policisë ka qenë e njëanshme dhe pas protestës jam shoqëruar në komisariatin vendor, ky veprim nuk ka qenë i nevojshëm pasi do të bashkohesha në çdo moment për përkeqësim nëse do të më kërkonte përfaqësuesit e kësaj njësie, për aq kohë sa Unë kam qenë pjesë e protestës si qytetar i Bulqizës”, deklaroi Curri.