Sulm aktual ndaj gazetarit Ledio Guni 19.01.2022 Tiranë

    0
    145
    Shteti AL
    Emri dhe mbiemri Ledio Guni
    Gjini Male
    Data 19/01/2022
    Qyteti Tirane
    Lloj i incidentit
    Emri i Medias Fax News
    Burimi https://www.faxweb.al/operatori-ledio-guni-u-dhunua-nga-policia-bashkiake-vasili-ku-jane-diplomatet-qe-qanin-e-lanin-per-kerpudhen-para-kryeministrise-pse-heshtin-hipokritet/
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Policia Bashkiake
    Përfundimi ligjor Kryerësi I veprës wshtw dwnuar, lloji I dënimit
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po

    Gazetari i Fax News, Ledio Guni po filmonte dëbimin dhe shembjen e banesave të qytetarëve në lagjen 5 Maji të Tiranës. Shumë policë bashkiak ishin në vendngjarje për t’i detyruar qytetarët duke i larguar nga pronat e tyre dhe duke rrafshuar banesat për planin e ri urbanistik.

    Guni u tërhoq me forcë, zvarrë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kryente punën e tij. Gazetari është dërguar në Urgjencë për të marrë ndihmën mjeksore pas dëmtimeve fizike të kryer nga punonjësit e policisë bashkiake. Policia bashkiake nuk ka reaguar ende për rastin, ndërsa kjo njësi e cila është nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë i cili është kritikuar edhe më herët për mënyrën se si i trajton gazetarët gjatë raportimit nga terreni.