Gjuhë denigruese ndaj gazetarëve, Prishtinë, 09.02.2022

    0
    114
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 09/02/2022
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
    Nga kush Deklaratat agresive publike nga zyrtarët shtetërorë
    Shkelësi / i dyshuari Prindon Sadriu
    Burimi Facebook
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Prindon Sadriu
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me gjuhën denigruese që Prindon Sadriu ka përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë. Akuzat dhe sulmet që vijnë nga bashkëshorti i Presidentes, që gjithashtu mban post shtetëror në MPJ, shton pasigurinë e gazetarëve në Kosovë. Po ashtu, në ditët e fundit edhe gjuha e zëdhënësve dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet në raport me mediat ka qenë e papranueshme dhe paraqet presion direkt në punën e tyre.

     

    Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka përdorur gjuhë denigruese ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë duke i quajtur ato “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.

    “Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijëra dollarë)”, ka shkruar Sadriu në Facebook.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me gjuhën denigruese që Prindon Sadriu ka përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë. Akuzat dhe sulmet që vijnë nga bashkëshorti i Presidentes, që gjithashtu mban post shtetëror në MPJ, shton pasigurinë e gazetarëve në Kosovë. Po ashtu, në ditët e fundit edhe gjuha e zëdhënësve dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet në raport me mediat ka qenë e papranueshme dhe paraqet presion direkt në punën e tyre.