Gjuhë denigruese ndaj gazetarit, Agim Ademi, Prishtinë, 03.05.2022

    0
    116
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Agim Ademi
    Gjini Mashkull
    Data 03/05/2022
    Qyteti Shtime
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Nga kush Nga zyrtarët publik
    Shkelësi / i dyshuari Halil Kurtishi
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias KOHA
    Burimi Facebook
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Halil Kurtishi
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja e konsideron këtë gjuhë të papranueshme dhe që rrezikon direkt sigurinë e gazetarit Ademi. AGK-ja e fton kryetarin Aliu që të distancohet nga presionet që po i bëhen gazetarit pas raportimeve të tij, që janë bazuar në dokumente që sigurohen me kërkesën në qasje në dokumente publike.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti nuk është raportuar në polici

    Gazetari i Grupit KOHA, Agim Ademi, ka raportuar sot në AGK një seri reagimesh publike fyese pas një shkrimi për shpenzimet e kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu.

    Ademi është quajtur nga zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosjes në Shtime, Halil Kurteshi “argat i Klanit Pronto”.

    AGK-ja e konsideron këtë gjuhë të papranueshme dhe që rrezikon direkt sigurinë e gazetarit Ademi.

    AGK-ja e fton kryetarin Aliu që të distancohet nga presionet që po i bëhen gazetarit pas raportimeve të tij, që janë bazuar në dokumente që sigurohen me kërkesën në qasje në dokumente publike.