Gjuhë denigruese ndaj gazetarit, Agim Ademi, Shtime, 25.12.2022

    0
    69
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Agim Ademi
    Gjini Mashkull
    Data 25/12/2022
    Qyteti Shtime
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Nga kush Nga zyrtarët publik
    Shkelësi / i dyshuari Qemajl Aliu
    Emri i Medias Grupi KOHA
    Burimi Koha.net
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Qemajl Aliu
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja, e konsideron të papranueshme gjuhën e Kryetarit Aliu, dhe e fton atë të tërhiqet nga akuzat dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj Ademit, dhe në vend të kësaj të ofrojë transparencë për punën në nivel komunal.

    Gazetari i Grupit KOHA, Agim Ademi, e ka njoftuar AGK-në, për gjuhën fyese dhe me tone kërcënuese që Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë kundër tij në një seancë të Kuvendit Komunal.

    Aliu citohet ta ketë quajtur “prontist:” Ademin, duke thënë se do ta “denoncojë” të drejtoresha e vendit të punës së tij.

    “Zotri Jakupi e keni gjetur një gazetar ‘prontist’ siç është Agim Ademi, ai është prontist sikurse jeni edhe ju. E keni shfrytëzuar edhe injorancën e një punëtori teknik atje dhe po bëni storie çdo javë. Me kësi storie i bini shpullë vetes, sepse keni për ta parë se po bëni shumë zhurmë për asgjë. Sa i përket këtij gazetari që ka qëlluar fatkeqësisht korrespodent do të mundohem ta takoj pronaren e KOHËS, merru se ta kanë kap dhe ta kanë ble ai zotëria atje që bën kronika për qejf të vet, shpif dhe i godet edhe kolegët e vet”, ka thënë Aliu.

    AGK-ja, e konsideron të papranueshme gjuhën e Kryetarit Aliu, dhe e fton atë të tërhiqet nga akuzat dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj Ademit, dhe në vend të kësaj të ofrojë transparencë për punën në nivel komunal.