Gjuhë denigruese ndaj T7, Kamenicë, 13.03.2023

    0
    80
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 13/03/2023
    Qyteti Kamenice
    Lloj i incidentit Kërcënimet kundër mediave dhe organizatave mediale
    Nga kush Nga zyrtarët publik
    Shkelësi / i dyshuari Vaxhid Rexhepaj
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias T7
    Burimi T7
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Vaxhid Rexhepaj
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e konsideron të papranueshme dhe kërcënuese një gjuhë të tillë, e që nuk është një rast i izoluar ndaj gazetarëve që përcjellin aktivitetet e zyrtarëve shtetërorë në terren. Edhe njëherë, AGK-ja, u bën thirrje zyrtarëve të pushtetit si qendrore ashtu edhe lokale, që të mos përdorin gjuhë denigruese ndaj gazetarëve dhe të respektojnë punën e tyre.

    Vaxhid Rexhepaj, Shef i Kabinetit të Kryetarit të Kamenicës, Kadri Rrahimaj, ka përdorur gjuhë të papërshtatshme ndaj gazetarit të Televizionit 7, Çlirimtar Morina.

    Rexhepaj, i pyetur për një fotografi montazh në zyrën e Rrahimajt që është bërë virale, ka zgjedhur t’i sulmojë mediat, në vend të dhënies së një përgjigjeje.

    Në videon e publikuar nga T7, Rexhepaj dëgjohet duke thënë se “pikturën do t’ua dërgojmë pronarëve tuaj, si Aleksandar Vuciqi”.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e konsideron të papranueshme dhe kërcënuese një gjuhë të tillë, e që nuk është një rast i izoluar ndaj gazetarëve që përcjellin aktivitetet e zyrtarëve shtetërorë në terren. Edhe njëherë, AGK-ja, u bën thirrje zyrtarëve të pushtetit si qendrore ashtu edhe lokale, që të mos përdorin gjuhë denigruese ndaj gazetarëve dhe të respektojnë punën e tyre.