Gjuhë e papranueshme ndaj gazetarëve, Prishtinë, 03.04.2023

    0
    54
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Ermal Panduri
    Gjini Mashkull
    Data 03/04/2023
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Nga kush Nga personat publik
    Shkelësi / i dyshuari Zafir Berisha
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias RTV Dukagjini
    Burimi Facebook
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Zafir Berisha
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Çdo asocim i gazetarëve dhe medieve me Serbinë është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm, sidomos për një proces të ndjeshëm siç është ai i Hagës. AGK-ja, u bënë thirrje politikanëve që të përmbahen nga gjuha e tillë kundër gazetarëve, sepse si pasojë e saj, gazetarët shpesh bëhen cak i kërcënimeve dhe fyerjeve nga opinioni.

    Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, e ka parë me shqetësim statusin e ish-deputetit të NISMAs, Zafir Berisha kundër autorit të emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjin, Ermal Panduri.

    Berisha në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se “Ermal Panduri i Dukagjinit vazhdon të mbetet zëri më besnik i politikës së Serbisë, se si i trajton temat që lidhen me luftën dhe me mostrumin politik në Hagë.”

    Çdo asocim i gazetarëve dhe medieve me Serbinë është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm, sidomos për një proces të ndjeshëm siç është ai i Hagës.

    AGK-ja, u bënë thirrje politikanëve që të përmbahen nga gjuha e tillë kundër gazetarëve, sepse si pasojë e saj, gazetarët shpesh bëhen cak i kërcënimeve dhe fyerjeve nga opinioni.