Gjuhë e papranueshme ndaj medieve, Prishtinë, 18.09.2023

    0
    111
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 18/09/2023
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Sulmet ndaj mediave dhe organizatave mediale
    Nga kush Deklaratat agresive publike nga zyrtarët shtetërorë
    Shkelësi / i dyshuari Besnik Bislimi
    Lloji i medias: Elektronike Të shtypur Online
    Burimi Konference per medie
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Besnik Bislimi
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po

    Jo për herë të parë, zv/kryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, që udhëheq me negociatat me Serbinë, Besnik Bislimi ka sulmuar mediet kosovare, duke e bërë akuzën e rrezikshme se ato “financohen nga Serbia”.

    Në konferencën për shtyp bashkë me Kryeministrin Kurti, kur është pyetur për lëshimet që ai i ka përmendur më herët në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, ai ka bërë deklarata skandaloze.

    “Fjala lëshim është përdorur qëllimisht nga media kosovare që kanë financim nga Serbia për me i dhanë konotacion…”, ka thënë Bislimi në konferencë.

    AGK-ja, e dënon ashpër këtë gjuhë të papranueshme të njeriut të dytë të Qeverisë, dhe vë në pah se kur vjen nga niveli më i lartë i pushtetit vë në rrezik serioz, edhe fizik gazetarët e medieve kosovare.

    Qeveria Kurti duhet të ndalojë së sulmuari mediet kosovare, dhe të lejojë ato ta bëjnë punën e tyre, duke përfshirë komponentin shumë të rëndësishëm të mbajtjes përgjegjës të pushtetit.