Shteti | KO |
Gjini | Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur) |
Data | 14/12/2022 |
Qyteti | Prishtine |
Lloj i incidentit | Kërcënimet kundër mediave dhe organizatave mediale |
Nga kush | Nga zyrtarët publik |
Shkelësi / i dyshuari | Feim Kelmendi |
Lloji i medias: | Elektronike |
Emri i Medias | Klan Kosova |
Burimi | Klan Kosova |
Emri i shkelësit / të dyshuarit | Feim Kelmendi |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? | AGK-ja vlerëson se gjuha e tillë është e papranueshme dhe shumë e rrezikshme. Telekomi i Kosovës, si ndërmarrje publike e ka për obligim t’u përgjigjet gazetarëve dhe medieve për financat, kontratat dhe të tjera pyetje të interesit publik. AGK-ja i bën thirrje Bordit dhe Drejtoreshës së këtij institucioni që të distancohen nga gjuha ofenduese dhe kërcënuese e zotit Kelmendi, dhe të kujdesen që ai dhe zyrtarë të tjerë të kryejnë punën e tyre duke ofruar informatat e nevojshme për mediet. |
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është njoftuar nga autorët dhe gazetarët e emisionit “Kiks Kosova” në Klan Kosova, për gjuhën denigruese dhe kërcënuese që drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, ka përdorur ndaj ekipit të këtij televizioni.
Në një seri emailesh, Kelmendi i është referuar Klan Kosovës si “televizion i klanit kriminal Devolli”, dhe gazetarëve si “shërbëtorë të klanit kriminal”. AGK-ja vlerëson se gjuha e tillë është e papranueshme dhe shumë e rrezikshme.
Telekomi i Kosovës, si ndërmarrje publike e ka për obligim t’u përgjigjet gazetarëve dhe medieve për financat, kontratat dhe të tjera pyetje të interesit publik.
AGK-ja i bën thirrje Bordit dhe Drejtoreshës së këtij institucioni që të distancohen nga gjuha ofenduese dhe kërcënuese e zotit Kelmendi, dhe të kujdesen që ai dhe zyrtarë të tjerë të kryejnë punën e tyre duke ofruar informatat e nevojshme për mediet.