Gjuhë linçuese ndaj gazetarëve, Prishtinë, 02.11.2021

    0
    121
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 02/12/2021
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Online
    Burimi Facebook
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti nuk është raportuar në polici

    Grupi #mekryeministrin ka vazhduar gjuhën linçuese ndaj gazetarëve. Ky grup, i cili është hapur dhe funksionon në shërbim të partisë në pushtet dhe kryeministrit, Albin Kurti, vazhdimisht ka sulmuar gazetarë të medieve të ndryshme të Kosovës. Edhe pas rihapjes, grupi ka sulmuar një pjesë të medias duke i quajtur ato të Klanit Pronto.

    Përkrahja publike e deputetes së Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ndaj këtij dhe kësaj gjuhe të përdorur, i vë seriozisht në rrezik gazetarët, andaj është e dënueshme dhe e prapranueshme për AGK-në.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, e ka pranuar me shqetësim vazhdimin e gjuhës linçuese të grupit #mekryeministrin, në Facebook.

    Gjuha e përdorur nga ky grup, i vë seriozisht në rrezik gazetarët, andaj është e dënueshme dhe e prapranueshme për AGK-në.

    Ftojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, të distancohen nga kjo gjuhë linçuese dhe të ndalojnë përkrahjen, qoftë indirekte për sulmet e tilla ndaj gazetarëve.