Gjuhë linçuese ndaj portalit Jepi Zë, Mitrovicë, 31.08.2021

    0
    186

    Dega e partisë politike Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë, ka linçuar gazetarë dhe media të caktuara, duke nisur nga portali lokal “Jepi Zë”.

    Akuzat e partisë në pushtet se ky portal është në shërbim të një partie tjetër politike janë të papranueshme.

    Thirrja për bojkot ndaj portalit lokal dhe gjuha e përdorur ndaj disa gazetarëve është linçim që cenon seriozisht sigurinë e tyre.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, fton këtë parti politike që të distancohet nga gjuha denigruese ndaj gazetarëve dhe mediave, e përdorur nga dega e saj në Mitrovicë.