Intimidim ndaj gazetarit, Alban Muhaxheri, Kaçanik, 27.12.2021

    0
    134
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Alban Muhaxheri
    Gjini Mashkull
    Data 27/12/2021
    Qyteti Kacanik
    Lloj i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
    Nga kush Nga policët
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias IndeksOnline
    Burimi IndeksOnline
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja e dënon ftesën e Policisë për intervistimin e gazetarit dhe e sheh këtë si presion të hapur për punën e medias. AGK-ja gjithashtu e fton Policinë e Kosovës që ta hetojë sjelljen e zyrtarëve policorë dhe të kujdeset që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

    Gazetari dhe redaktori i portalit “Indeksonline”, Alban Muhaxheri, e ka njoftuar AGK-në, se është marrë në pyetje për disa orë në stacionin policor në Kaçanik, pas shkrimeve për një pjesëtar të Policisë në një faqe lokale të Facebookut.

    Sipas Muhaxherit, atij i është kërkuar ta heqë shkrimin ose do të mbahej në paraburgim për 48 orë.

    AGK-ja e dënon ftesën e Policisë për intervistimin e gazetarit dhe e sheh këtë si presion të hapur për punën e medias.

    AGK-ja gjithashtu e fton Policinë e Kosovës që ta hetojë sjelljen e zyrtarëve policorë dhe të kujdeset që ngjarje të tilla të mos përsëriten.