Kanosje ndaj gazetarit, Diamant Bajra, Prishtinë, 04.04.2022

    0
    119
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Diamant Bajra
    Gjini Mashkull
    Data 04/04/2022
    Qyteti Prishtina
    Lloj i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Gazeta Blic
    Burimi Gazeta Blic
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim këtë njoftim, dhe ka ftuar organet e rendit ta trajtojnë me prioritet rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij veprimi të dalin para drejtësisë, si dhe gazetarëve tu mundësohet ushtrimi i papenguar i profesionit.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në polici

    Gazetari i Gazetës Blic, Diamant Bajra, ka pranuar mesazhe kërcënuese pas emisionit të tij të fundit ku kishte trajtuar qarkullimin e parave të falsifikuara.

    “Pas transmetimit të emisionit “Falsifikimi që rrezikon Kosovën” në televizionin “Kanal10”, Bajra ka publikuar në profilin e tij në “TikTok” një pjesë të shkëputur nga emisioni, ku edhe ka pranuar një mesazh kërcënues nga një profil i rremë ku shkruan se – “A e menon qe tdel njk ta kerset automat edhe se din askush”. Lidhur me këtë çështje është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët tashmë ka hapur një rast hetimi të cilësuar si kanosje ndaj gazetarit”, thuhet në njoftimin e Gazetës Blic.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim këtë njoftim, dhe ka ftuar organet e rendit ta trajtojnë me prioritet rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij veprimi të dalin para drejtësisë, si dhe gazetarëve tu mundësohet ushtrimi i papenguar i profesionit.