Kërcënim kudër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve, Kajtaz Gecaj, Skenderaj, 20. 12. 2019.

    0
    106
    Shteti
    Gjini
    Data
    Qyteti
    Lloj i incidentit
    Nga kush a : 1 : { i :
    Lloji i medias: a : 1
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? a : 1

    Kajtaz Gecaj, korrespodent i Gazetës ZËRI, është kërcënuar nga kreu i Drejtorisë për Kulturë të Skenderajt.  

    Kërcënimi ka ardhur si rezultat i një artikulli me titull: “Këtë vit, Komuna e Skenderajt pagoi katër portare, asnjë lokal”, shkruar nga Gecaj.

    “Para pak çasteve, Ramiz Shala, drejtor i Kulturës më ka kërcënuar se do të më sulmojë fizikisht nëse edhe njëherë ia përmendi emrin në gazetë, edhe pse emrin ia ka përmendur kolegu i tij, Kastriot Gashi – ka shkruar Gecaj në rrjetin social Facebook.

    Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës, që tanimë është në fazën e hetimeve.

    “Policia ka ndërmarr veprimet e menjëhershme policore, përderisa sot në mesditë, zyrtari nga komuna ka shkuar në SP Skënderaj dhe aty është  intervistuar. Pas intervistimit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili udhëzon që rasti të mbetet për informim dhe në vazhdimësi të merren veprime hetimore të cilat do e vërtetojnë nëse ka ekzistuar vepra penale…” është shkruar në përgjigjen e Policisë së Kosovës për AGK-në.