Kërcënim kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve, ekipi i Klan Kosova, Mitrovicë, 03. 11. 2019.

    0
    76

     

    Një familjar i Imamit Sead Bejta nga Zhabari – Mitrovicë, ka kërcënuar ekipin e Klan Kosovës, derisa ishin duke e realizuar një storie ku imami Sead Bejta dhe një grua S. B. ishin protagonist.

    ” Nëse publikohet vetëm një sekuencë për këtë rast, ose ti ose unë do të jemi mi tokë”, u ka thënë ai ekipit të Klan Kosovës.

    Ky është një sulm me jetë dhe rasti më i rrezikshëm në Kosovë deri më tani që nga Janari i vitit 2019. Gazetarja e cila ishte anëtare e ekipit, ka njoftuar AGK se nuk e ka paraqitur rastin zyrtarisht në polici vetëm për të shmangur rrezikun dhe për të mos e tensionuar situatën.