Kërcënim ndaj “Albanian Post”, Prishtinë, 08.09.2021

    0
    132
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Albanian Post
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 08/09/2021
    Qyteti Prishtina
    Lloj i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
    Nga kush Nga zyrtarët publik
    Shkelësi / i dyshuari Haki Abazi
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Albanian Post
    Burimi Albanian Post
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Haki Abazi
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për kërcënimin e bërë nga Haki Abazi. Kërcënimi i hapur e me paramendim i deputetit ndaj gazetarëve është i papranueshëm dhe kontribuon në rrezikimin e sigurisë për kolegët tanë. Veprimi bëhet edhe më serioz për faktin që vjen nga një zyrtar i lartë i partisë që udhëheq me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës. AGK-ja e fton partinë e Abazit, sikurse edhe institucionet shtetërore të distancohen qartë nga gjuha kërcënuese e deputetit.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërcënuar portalin “Albanian Post” dhe drejtorin e tij, Baton Haxhiu, për shkak të raportimit të mëhershëm për dështimin e procesit për emërimin e ambasadorëve të rinj të Kosovës.

    Në një audio-incizim të publikuar nga “Albanian Post”, Abazi kërcënon hapur Haxhiun dhe mediumin që ai drejton.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për kërcënimin e bërë nga Haki Abazi. Kërcënimi i hapur e me paramendim i deputetit ndaj gazetarëve është i papranueshëm dhe kontribuon në rrezikimin e sigurisë për kolegët tanë. Veprimi bëhet edhe më serioz për faktin që vjen nga një zyrtar i lartë i partisë që udhëheq me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës.

    AGK-ja e fton partinë e Abazit, sikurse edhe institucionet shtetërore të distancohen qartë nga gjuha kërcënuese e deputetit.