Kërcënim ndaj gazetares Arjana Berisha, Prishtinë, 19.08.2022

    0
    83
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Arjana Berisha
    Gjini Femër
    Data 19/08/2022
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias KALLXO
    Burimi KALLXO
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon kërcënimet ndaj gazetares Arjana Berisha, dhe fton organet kompetente që të marrin masat e nevojshme në lidhje me rastin.

    Gazetarja e kallxo.com, është kërcënuar nga shoferi i autobusit në kompaninë “Di Passio Tour” – menjëherë pasi të njëjtit iu publikua video duke përdorur telefonin gjatë vozitjes.

    Në një audio-incizim të publikuar nga mediumi dëgjohet se shoferi vazhdimisht e shanë gazetaren, e cila insiston t’i marrë një qëndrim të tij në lidhje me situatën. Pavarësisht kërkesës së gazetares që të ndalojë të sharat, ai vazhdon dhe e kërcënon duke kërkuar që video mos të publikohet.

    “Qaj person, kush ta qet qat videon se tre familjarë i kam (nuk kuptohet) ia q* r**** në p*** (nuk kuptohet) qaj kush e qet ia kom q* r****, e le ta qet, kaloni mirë…”, dëgjohet duke thënë shoferi.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon kërcënimet ndaj gazetares Arjana Berisha, dhe fton organet kompetente që të marrin masat e nevojshme në lidhje me rastin.